Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Peshku i madh” mbrohet nga politikanët shqiptarë. Biznesmeni me 4 emra, mik i Ruçit e Taulant Ballës

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Peshku i madh” mbrohet nga politikanët shqiptarë. Biznesmeni me 4 emra, mik i Ruçit e Taulant Ballës

Politikanët në Shqipëri nuk kanë vuajtur asnjëherë nga asnjë Vetting, e ndërsa rrjeta e ligjit e ka të vështirë t’i kapë. Nëse ndërkombëtarët e kanë seriozisht se në Shqipëri duan të instalojnë shtetin e së drejtës, më parë duhet të dijnë vendodhjen e tyre. Është gazetari Flamur Vezaj i cili ka ngritur zërin për një rast, që si ky mund të ketë edhe shumë të tjerë.

Ai i ka dedikuar disa rrjeshta rastit të shtetasit Manoli Irfan Bega, të cilin e konsideron si një ‘peshk të madh’. Vezaj thotë se Bega, që njihet dhe me 4 identitete të tjera, është ndaluar në Greqi për llogari te dënimit të dhënë nga Italia, për trafik të drogave të forta, në kuadër të organizatës kriminale.

Vezaj shprehet se biznesmeni në fjalë njihet dhe si një mik i ngushtë me politikanët Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla, ndërsa kohët e fundit shoqërisë së tij i është shtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Për rrjedhojë, ky peshk i madh i ka të gjitha mundësitë që të mbrohet nga politikanët shqiptarë.

Statusi:

“Peshku i madh” që mbrohej nga politikanët!

Manoli Irfan Bega, 48-vjeç, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari, kapet ne Greqi për llogari të dënimit të dhënë nga Italia për trafik të drogave të forta në kuadër të organizatës kriminale etj, etj! Ai njihet nga gazetarët e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik të Lushnjes, i emëruar nga “shefi” i tij tashmë i dënuar me burgim të perjetshëm Aldo Bare!

Lidhjen me të cilin vazhdon ta mbaj, duke “përfituar” me raste edhe shuma të medha parash në emër te “shefit” te tij që vazhdon të vuaj burgun në qelit e Drenovës në Korçë! 48-vjeçari me disa emra, tashmë i rehabilituar në një biznesmen të suksesshëm i ndërtimit në Tiranë njihet edhe si një mik i ngushtë me politikanët si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla!

Por kohët e fundit shoqërise së tij i është shtuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lali Eri sidomos pas premtimit që i ka bërë biznesmenit të arrestuar, për dhenien e tenderit të projektin e ri te “Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë!

Të gjithë këta bashkë, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shumë emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathtë të Aldo Bares të mos arrestohet në Shqipëri prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte në kërkim në sistemin e policisë!

Eshtë njohja e tij me politikanet që ka “detyruar” Gjykatat shqiptare që ti ndryshojnë dënimin e dhënë në Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar në Shqipëri në vetëm 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky që detyroi palën italiane të ndërpresë sjelljen ne Shqiperi të njohjeve te vendimeve penale për shtetasit shqiptare për shkak te uljes drastike te masave të denimit!

Në perfundim, në bashkëpunim me mediat pranë pushtetit dhe personave të interesuar, do te lexoni e degjoni se 48-vjeçari është arrestuar kot ne Greqi, pasi në Shqiperi ai nuk kishte arsye te arrestohet pasi e ka përfunduar denimin fal procedures së sjelljeve të mira dhe lirimit me kusht!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: biznesmeniGramoz RuçiTaulant Balla

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Çudira shqiptare/ Trena s’ka, por nami bëhet me aksidentet

Çudira shqiptare/ Trena s’ka, por nami bëhet me aksidentet

Video/Banesa 3 katëshe rrëshqet nga kodra, 40 banorë mbeten në qiell të hapur

Video/Banesa 3 katëshe rrëshqet nga kodra, 40 banorë mbeten në qiell të hapur

Shokuese/ Abuzonin me të mitur në dijeni të nënës së tyre, ja kush janë dy shqiptarët

Shokuese/ Abuzonin me të mitur në dijeni të nënës së tyre, ja kush janë dy shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com