Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Pesë incidentet e bujshme midis politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë

4 vjet ago
in Kuriozitete
Pesë incidentet e bujshme midis politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë

Nga Ana Fota “Politico.eu”

Nuk ju pëlqen një politikan? Atëherë duhet ta votoni kundër ditën e zgjedhjeve, ose nëse nuk mund të prisni kaq gjatë, grushtojeni në fytyrë nëse e keni këtë mundësi (ju lutem mos e bëni vërtetë këtë gjë). Presidenti francez Emanuel Makron u godit në fytyrë të martën nga një burrë që po priste ta takonte gjatë një vizite të kreut të shtetit në juglindje të vendit.
Por Makron nuk është viktima e vetme e incidenteve të tilla gjatë kontakteve të afërta me publikun. Ja cilët janë 5 incidentet e tjera të bujshme midis politikanëve dhe qytetarëve të thjeshtë:

Nikolas Sarkozi

Ish-presidenti francez nuk u tërhoq kur u përfshi në një debat të fortë gjatë një panairi agrar në Paris në vitin 2008. Sarkozi po kalonte nëpër një turmë kur vuri dorën mbi krahun e një burri, i cili nuk ishte i kënaqur. “Mos më prek, po më ndot!”- i tha burri me zemërim.
Sarkozi replikoi me fjalët “Hap rrugën, idiot!”. Sarkozi u dënua në fillim të këtij viti për korrupsion.

Xhon Preskot

Fjalët mund të lëndojnë, por le të kalojmë tek përleshjet fizike. Xhon Preskot ishte zëvendëskryeministri i qeverisë laburiste, kur vizitoi qytetin Ril të Uellsit, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001.
Preskot dhe stafi i tij zbritën nga autobusi i tyre matanë rrugës dhe ishin duke ecur në mesin e njerëzve të rreshtuar në të dyja anët e rrugës për ta parë atë, ndërsa disa protestuesit dëgjoheshin duke bërtitur nga distanca.
Një nga burrat në turmë, priti që Preskot të afrohej përpara se ta godiste me një vezë. Duke shfaqur reflekset e tij Preskot e goditi me grusht qytetarin, para se ndërhynin truprojat. Pas atij incidenti, disa konservatorë kërkuan dorëheqjen e Preskot, ndërsa anëtarët e Partisë Laburiste pretenduan se ai thjesht mbrojti veten.

Helmut Kol

Në vitin 991, ishte kancelari gjerman Helmut Kol ai që u godit me vezë në fytyrë. Ai udhëhoqi ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, dhe korri një fitore të madhe në zgjedhjet e para pas bashkimit, pasi premtoi prosperitet ekonomik.
Gjatë një udhëtimi në qytetin Hale të Gjermanisë Lindore, ai u akuzua si “gënjeshtar” nga disa qytetarë në turmë, ndërsa disa momente më vonë drejt tij nisën të fluturojnë vezët. Në pamjet filmike, shihet kancelari që largohet me shpejtësi nga truprojat e tij, ndërsa ai vetë tenton të vrapojë drejt turmës, duke tentuar të përballej me sulmuesit e tij.

Xhorxh W.Bush

Në vitin 2008, gati 6 vjet pasi njoftoi vendimin e tij për të pushtuar Irakun, presidenti i atëhershëm i SHBA-së Xhorxh W.Bush kreu një vizitë në Bagdad gjatë së cilës ai mbajti një konferencë shtypi me kryeministrin irakian Nuri Al-Maliki.
Fjala e Bushit u ndërpre pasi ai po përpiqej të shmangte goditjen nga një këpucë që ishte hedhur drejt tij nga gazetarët. Pas secilës nga 2 goditjet me këpucë kishte një deklaratë. Sulmuesi i identifikuar më vonë si gazetari Muntadar Al-Zaidi, bërtiti në arabisht “Kjo është një puthje lamtumire, qen!”, pasuar nga fjalia:“Kjo është për vejushat, jetimët dhe ata që u vranë në Irak!”.Si gazetari, ashtu edhe këpuca e tij, u bënë simbole kulturore në vend, duke marrë shumë vlerësime.

Manuel Vals

Provat se shuplakat në fytyrë nuk janë të rezervuara vetëm për presidentët, është ish-kryeministri francez Manuel Vals. Në vitin 2017, gjatë kohës që po zhvillonte fushatën elektorale në Bretanjë kundër Makron, Vals u godit me një shuplakë (edhe pse jo aq e fortë sa ajo ndaj Makron).
Vals e paditi në gjykatë sulmuesin, një protestues 18-vjeçar i ekstremit të djathtë, për të treguar se “dhuna është gjithmonë e papranueshme”. Në fund ai e humbi garën ndaj Makron, por vendimi për ta ndëshkuar të riun, shënoi një pikë kthese për fushatën e tij, duke e lejuar Vals të tregonte një anë më luftarake dhe të tërhiqte vëmendjen e votuesve. Pas incidentit, njeriu që e goditi me shuplakë tha se mendonte të garonte për president.

Burimi: https://www.politico.eu/article/5-altercations-between-political-leaders-and-the-people-eggs-punches-slaps-emmanuel-macron

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Bushpresidentsarkozi

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Kompania derdh vaj motori në rrugë, tre aksidente nga rrëshqitja e mjeteve

Kompania derdh vaj motori në rrugë, tre aksidente nga rrëshqitja e mjeteve

Fidanët ‘mbrohen’ me armë, policia në aksion

Fidanët ‘mbrohen’ me armë, policia në aksion

Gazetarët nuk tërhiqen/ Sekretari Gjonçaj: Siguron 100% transparencë

Gazetarët nuk tërhiqen/ Sekretari Gjonçaj: Siguron 100% transparencë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

by mirseda
19:50 | 14/07/2025
0

SHKODËR- Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë...

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:43 | 14/07/2025
Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

18:41 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com