E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Gazetarët nuk tërhiqen/ Sekretari Gjonçaj: Siguron 100% transparencë

Në një takim me përfaqësues të mediave në Kuvend pas vendimit për rregulloren e re, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, u shpreh se nuk do ketë përzgjedhje pamjesh dhe planesh që do i transmetohen gazetarëve. Sipas tij, janë gazetarët që do të komandojnë sistemin dhe jo sistemi ata.

Gjonçaj ka siguruar 100% transparencë, ndërsa nga ana tjetër, gazetarët nuk tërhiqen dhe kërkojnë që të vijojnë të jenë prezentë fizikisht në komisionet parlamentare të Kuvendit. Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, po diskutohet për rregulloren e re, një prej të cilave është dhe ndalimi fizik i mediave në komisione për të kaluar në një ‘newsroom’.

“Kemi gjykuar, dhe në vijim të filozofisë në kuadër të transparencës, kushteve komode, seriozitetit që Parlamenti duhet të përfaqësojë, kemi gjykuar se ky sistem siguron 100% transparencë tek gazetari dhe publiku.

Çfarë? Nuk do bëj polemikë me askënd, por sipas vështrimit tim, dhe profesioni im nuk lejon njohuri më shumë. Nëse ju siguroni pamjet e personit që flet në kohë reale, siguroni pamjen e përgjithshme të komisionit, transmetimin e çdo bisede me dhe pa mikrofon, besoj se këto ishin arsyet që na kanë orientuar drejt kësaj qasje që ju thoni ka qenë dikur, nuk e di, i besoj fjalës suaj, keni qenë punonjës i Kuvendit. Kështu që nëse keni ndonjë propozim”, tha Gjonçaj.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...