E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Atentati/ Dyshohet se e nxori në pritë, lirohet nga qelia 26-vjeçarja

Gjykata e Tiranës ka liruar 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës. Adiola Lakra, sipas hetuesve është karremi që çoi para autorëve të vrasjes Billën. Në momentin kur Billa u ekzekutua, ka qenë duke folur me 26-vjeçaren, ndërkohë që telefonata ka qenë e hapur edhe pas ekzekutimit të 40-vjeçarit. Ky fakt ka bërë që hetuesit të mbanin në vëzhgim 26-vjeçaren.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor 2020 në zonën e “Komunës së Parisit”. Adiola Lakra do të takonte Hekuran Billën mbrëmjen që u krye atentati, gjë e cila është zbuluar përmes tabulateve telefonike.

E reja tashmë do të jetë nën masën e “detyrimit të paraqitjes”, ndërsa vendimi është marrë pasi nuk janë gjetur prova bindëse nga grupi hetimor për implikimin në vrasje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...