bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetmariobetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Përurohet në qytetin e Pejës “Historia e Muzikës Shqiptare”

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant

“Kënga Artistike Shqipe“ ishte tema e konferencës dy ditore të mbajtur në datat 14-15 prill 2022 në qytetin e Pejës në Kosovë. Organizator i konferencës ishte Fakulteti i Arteve pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në këtë qytet.

Profesorë universitarë, kompozitorë, dirigjentë, këngëtarë dhanë mendimet e tyre për këngën artistike shqipe. Me kumtesa shkencore të ftuar ishin: Eno Koço, Rafet Rudi, Nestor Kraja, Shqipe Zani, Behar Arllati, Syzana Jakupi, Arsim Kelmendi, Elife Podvorica, Bajram Çupi etj.

Nismëtarja e kësaj tryeze Prof.asoc.Besa Berberi në fjalën e saj shpjegoi se takimi ishte konceptuar si një tryezë, ku mendimet rrihen hapur dhe ku shqetësimi lidhej me menyrën si kënga artistike shqipe të përparojë dhe si të gjenden mundësitë që të trajtohet më mirë.

Duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit e kësaj konference, ajo shprehu urimin që takime të ngjashme të mbaheshin edhe edhe për tema të tjera të dobishme për studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Si “qershia mbi tortë” e këtij aktiviteti një kënd i veçantë kushtuar daljes në dritën e botimit të një libri. “Historia e Muzikës Shqiptare” e autorit Nestor Kraja, kompozitor dhe pedagog u paraqit edhe për lexuesin në Kosovë.

Vetë autori kishte udhëtuar nga Tirana për t´ju bashkuar konferencës, por dhe për të mirëpritur bashkë me miq e ish kolegë të këtij në këtë universitet botimin një pune disa vjecare. Në prag të përurimit ai së bashku me znj. Shqipe Zani u prit në një takim të ngrohtë dhe miqësor nga rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof. Dr. Armand Krasniqi, i cili ndër të tjera i falenderoi për mbështetjen dhe praninë e tyre, duke shprehur gjithashtu edhe gadishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje.

Në takim ishin të pranishëm prorektori Prof. Dr. Edmond Beqiri, dekani i fakultetit te Arteve Prof. Asoc. Hysen Nimani dhe prodekanja Prof. Asoc. Mimoza Drançolli Prof. Asoc. Nestor Kraja u shpreh i lumtur që ndodhet në Pejë, në kuadër të tryezës së organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe në kuadër të përurimit të librit “Historia e Muzikës Shqipëtare”.

Fjalën hyrëse në ceremoninë përuruese e mbajti Prof.ass. Arsim Kelmendi, i cili theksoi se “ky libër na ka munguar dhe do të na hyjë në përdorim për studentët tanë”. Libri “Historia e Muzikës Shqiptare“u përurua fillimisht në Universitetin e Arteve në Tiranë më 31 mars 2022.

Ceremonia u mbajt në sallën “Ibrahim Madhi” në prani të pedagogëve, studentëve e ish studentëve, muzikantëve të njohur, drejtuesve të shoqatave të ndryshme muzikore, medias etj. “Në këtë kohë pandemie, kur flitet për luftë, ekonomike, politike e shoqërore, unë vendosa të botoj një libër, si një gur në historinë e kulturës sonë që me kohën me siguri do të vijë e do të bëhet edhe më i madh”.

Me këto fjalë ju drejtua autori Nestor Kraja të pranishmëve dhe përmes përcjelljes mediatike, mesazhi ju përcoll edhe gjithë artdashësve të kulturës muzikore. Libri “Historia e muzikës shqiptare” është mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë i cili është përfshirë nga një larmi aktivitetesh në kuadër të festimeve të 60 vjetorit.

Përpara se të hynte në botim, libri u prezantua me lexuesit, duke u botuar fillimisht në faqen e internetit në Universitetin e Arteve, ku qëndroi për më shumë se dy muaj, kohë gjatë së cilës të interesuarit patën mundësi të njiheshin me të dhe të dërgonin edhe sugjerimet e tyre. Për hartimin e librit, autori u mbështet edhe në përjetimet personale mbi dokumentacionin e shfletuar gjatë punës për realizimin e tij.

Në këtë libër paraqiten studime përgjatë periudhave të zhvillimeve muzikore në Rilindje, në periudhën e Pavarësisë dhe të Mbretit Zog, të periudhave socialiste si dhe të zhvillimeve të fundit të dekadave të demokracisë.

Informacionet, konstatimet, ngjarjet, arritjet, portretet dhe vlerësimet mbi muzikën e pas viteve ’90, zënë një vend të veçantë. Shumë nga analizat muzikore të përfshira në këtë libër botohen për herë të parë. Bibliografia e gjerë përmend një listë të gjatë të veprave të shqyrtuara. Pas Tiranës, stacioni i dytë i përurimit ishte Peja.

Tags: Kënga Artistike ShqipekosovePeje

TË LIDHURA

Aktualitet

Ylli prezanton projektin “Tirana Olympic City” në takimin me këshilltarin global Almohanad Alzooaabe

10:35 | 17/07/2026
Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

22:27 | 16/07/2026
Aktualitet

Parku Kombëtar i Butrintit me faqe të re interneti

15:02 | 14/07/2026
Next Post

Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

I kërkon ndarjen LIVE, e dashura shpërthen në të shara: Më plasi b****

El Dorado: Historia e vërtetë pas legjendës







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com