Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Përtacë e egoistë”, njihuni me 5 adoleshentët që po ndryshojnë botën

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Përtacë e egoistë”, njihuni me 5 adoleshentët që po ndryshojnë botën

Me zhvillimet teknologjike dhe shoqërore adoleshentët përherë e më tepër identifikohen si dembelë, arrogantë dhe egoistë. Por, një gjeneratë e re e aktivistëve të rinj ka treguar që shumë adoleshentë janë të përfshirë në çështje politike, sociale dhe ambjentaliste. E mbi të gjitha janë të gatshëm dhe kanë vullnetin për të bërë ndryshime.

Më poshtë ne ju sjellim pesë të rinj që janë duke krijuar një impakt thelbësor në botë. Janë adoleshentë që frymëzojnë bashkëmoshatarët, ndërgjegjësuar të rriturit dhe kanë vënë ngushtë ligjvënësit.

Greta Thunberg

Ka lindur në vitin 2003 në Suedi, vuan nga autizmi, por është bërë një nga zërat kryesorë për ndryshimet klimaterike. Pasi doli e vetme të protestonte para parlamentit suedez në Stokholm, në 2018-ën ajo ishte organizuesja e një greve të bërë nga shkolla e saj. Që prej atëherë, më shumë se 1 milion nxënës janë bashkuar për të protestuar kundër mosreagimit për ndryshimet klimatike.

Gjatë një samiti për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara, ajo bëri një fjalim shumë frymëzues.

“Teksa liderët tanë janë duke u sjellë si fëmijë, ne duhet të marrin përgjegjësinë që ata duhet të kishin marr shumë kohë më parë. Ne duhet të kuptojmë se çfarë brezat e mëparshme na kanë sjellë, çfarë rrëmuje kanë krijuar. Një rrëmujë që ne duhet ta pastrojmë dhe të jetojmë. Duhet që zërat tanë t’i bëjmë të dëgjohen.”

Malala Yousafzai

Kur ishte vetëm 11 vjeçe, Malala Yousafzai shkroi dhe publikoi një ditar anonim për jetën e saj në Pakistan nën sundimin taleban. Më pas ajo filloi të flasë më shumë në publik për domosdoshmërinë e një edukimi të duhur për vajzat. Por, tre vite më pas jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, kur u qëllua në kokë teksa ndodhej në autobusin e shkollës. Një hakmarrje kjo për aktivizimin e saj.

Por, tentativa për vrasje nuk e ndaloi atë dhe prej atëherë është bërë një nga zërat më të dëgjuar në të gjithë botën. Në vitin 2014 ajo ishte në kopertinën e revistës Time dhe u bë personi më i ri që ka fituar çmimin Nobel.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua. Është për gjithë ata fëmijë të harruar, që duan të edukohen. Është për ata fëmijë të frikësuar që duan paqe. Është për ata fëmijë që nuk kanë zë, e duan ndryshime. Unë jam këtu për të folur për të drejtat e tyre, për t’i dhënë një zë. Nuk është koha të ndjejmë mëshirë për ta.”

Emma González

Në shkurt të 2018-ës një person i armatosur sulmoi një gjimnaz në Florida, duke vrarë 17 njerëz. Por, në vend që të mposhteshin nga kjo tragjedi, shumë adoleshentë që mbijetuan, filluan një fushatë ndërkombëtare për të ndaluar sulmet me armë. Emma González, në atë kohë vetëm 18-vjeçe ishte një nga udhëheqëset e lëvizjes. Në mars të 2018-ës ajo dha një fjalim shumë të fuqishëm në Washington gjatë ‘Marshimit për Jetët Tona’.

Në fund ajo lexoi emrat e shokëve të klasës që u vranë dhe më pas qëndroi  në heshtje për katër minuta. Koha që iu desh vrasësit për të kryer sulmin. Pas sulmit dhe fushatës të ngritur nga Emma dhe nxënësit e tjerë, ligjvënësit në Florida vendosën ligjin, ku mosha për të blerë një armë ndryshon nga 18 në 21 dhe duhet të presësh tre ditë për të marr armët, shkruan BBC.

Jack Andraka

Në moshën 15-vjeçare, Jack Andraka krijoi një mënyrë të re dhe me të lirë për të zbuluar kancerin në pankreas. Adoleshenti fitoi 75,000 dollarë për shpikjen e tij nga Panairi Ndërkombëtar i Shkencës dhe Inxhinierisë. Ideja për këtë i erdhi duke lexuar botime shkencore pa pagesë që i gjente online.

Testi, i cili ende është duke kaluar nëpër studime të plotësueshmërisë, përbëhet nga një shirit letre filtrash i mbuluar me nanotubë karboni dhe një antitrup të veçantë. Dhe kërkon një të gjashtën e një pike gjaku. Pavarësisht rezultateve pozitive, Jack dhe shkencëtarë janë shprehur se më shumë se një produkt përfundimtar, shpikja është ende në fazën e konceptit.

Amika George

Pasi lexoi për një bamirësi të produkteve menstruale për vajzat në Afrikë të cilat nuk kanë mundësi t’i blejnë, Amika vendosi të bëjë të njëjtën gjë në Angli. Kur ishte 17-vjeçe ajo themeloi #FreePeriods dhe organizoi një protestë me një pjesëmarrje mbi 2000 njerëz. Të veshur të gjithë me të kuqe, ata kërkonin nga qeveria që të merrte masa. Si pasojë e presionit, qeveria britanike lajmëroi një muaj më parë se do të investonte në shpërndarjen e produkteve sanitare falas në të gjitha shkollat dhe kolegjet britanike.

“Për mua #FreePeriods tregoi sesi vetëm një vajzë adoleshente e inatosur mund të ketë një impakt real në politik. Thjeshtë nëpërmjet aktivizimit, si edhe duke përdorur fuqinë e internetit për të lidhur njerëz që mendojnë njësoj dhe që janë po ashtu të zemëruar,” tha Amika për lëvizjen e saj./ Përshtati: Tirana Today

Tags: adoleshentëtAmika GeorgeEmma GonzálezfrymëzueseGreta ThunbergJack AndrakaMalala Yousafzaindryshojnë botënte rinj

TË LIDHURA

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

22:43 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë
Aktualitet

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025
Next Post
Çfarë po ndodh në Kryeministri? “Pushtohet” nga dhjetëra makina (Foto)

Çfarë po ndodh në Kryeministri? “Pushtohet” nga dhjetëra makina (Foto)

Dështuan në Champions, zbulohet lista me 6 lojtarët që kërkon Ronaldo te Juventusi

Dështuan në Champions, zbulohet lista me 6 lojtarët që kërkon Ronaldo te Juventusi

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, a do të ndodhë me apo pa shkëmbimin e territoreve me Serbinë?

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, a do të ndodhë me apo pa shkëmbimin e territoreve me Serbinë?

JU REKOMANDOJMË

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com