Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Përse “primaret” janë një përpjekje për të mbytur demokracinë në PD? 

3 vjet ago
in Të Gjitha
Presidentin që do të njohim nesër

Nga: Mero Baze

Është hera e dytë që Sali Berisha organizon “primare” në opozitë. Hera e parë kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2000. Arsyeja është e njëjtë. Në atë kohë, PD e goditur rëndë pas ngjarjeve të vitit 1997, po përballej me një problem të ri, daljen kundër saj të një grupi të konsiderueshëm deputetësh kundërshtarë të Berishës me në krye Genc Pollon.

Edhe pse procesi degradoi rrugës, kur Berisha u detyrua të organizonte “Primaret” e vitit 2000, thuajse gjithë emrat më të rëndësishëm të asaj kohe për PD ishin në krahun e Pollos. Madje dhe Tritani.

Kjo e bënte shumë pesimiste atmosferën para zgjedhjeve të vitit 2000. Për të eliminuar efektin e tyre dhe për të nxitur ambiciet për garë, Beirsha shpalli “primaret””, pra zgjedhjen e kandidatëve nga vetë baza, duke e paraqitur si shenjë demokracie. Në fakt, ishte një përpjekje për të mbytur demokracinë brenda PD, për shkak të deformimeve të rënda të së cilës, pjesa më e rëndësishme e deputetëve kishin dalë kundër Berishës.

Nuk po flas për cilësinë e atyre primareve, edhe pse ishin më të mira se këto të sotmet, pasi organizoheshin në çdo komunë dhe bashki të Shqipërisë që ishin afërsisht rreth 400 njësi, nga 61 që janë sot. Edhe këto të sotmet organizohen për të njëjtin motiv. Meqë Berisha është shpresëprerë përballë një fushate zgjedhjesh ku PD është e ndarë, ai po përpiqet të kundërvërë bazën e PD ndaj Lulzim Bashës. “Primaret” e Berishës nuk janë as të reja, as demokratike, as të ndershme, por janë një histori e përsëritur antidemokratike për të mbuluar pandershmërinë e tij në betejën politike për të përdorur PD për interesa të veta.

Njësoj si “primaret” e para edhe këto të sotme, po zhvillohen nga nevoja që ka Berisha për të mbytur defektet e demokracisë që ka krijuar vetë në PD, dhe për të eliminuar kundërshtarët që ka përballë, përmes një teatri që shpreson se do nxisë ambiciet e njerëzve në bazë kundër Lulzim Bashës dhe grupit të tij.

Për kaq i duhen. Ndaj dhe nuk është shumë i interesuar se si shkojnë, pse janë aq të parregullta, pse janë bërë aq qesharake dhe mbi të gjitha pse nxjerrin kandidatë edhe më të dobët se sa kanë mundësi. E di që nuk i shërbejnë për të fituar mbi Ramën, por do thjesht të fitojë mbi Bashën. Sa herë që ai nuk e kontrollon dot PD, sa herë i shfaqet dikush përballë që i rrezikon pushtetin atje, ai i drejtohet lojës së “primareve” me qëllim që të “ballafaqojë” popullin me armikun e vet. Dhe në fund të tyre, në vend të “unitetit” ka prodhuar ndasi të reja brenda PD duke e bërë atë edhe më të dobët.

Kjo pasi çdo përpjekje për të fshehur defektet e demokracisë brenda partisë, me një teatër të tillë, nuk e korrigjon problemin por e thellon atë. Dhe Berisha duke fshehur betejën e vërtetë që ka brenda PD, duke e deleguar atë në beteja kacafytjesh mes rivalëve të vegjël në bazë, thjesht dobëson PD për të qenë vetë më i fort në një nga copëzat e saj. Atij nuk i duhet gjithë PD, nuk i intereson fitorja e saj, por sundimi mbi një copë të saj që flet në emër të së tërës edhe si humbëse. Këtë e ka të sigurt, pasi qysh sot, i kanë ikur nja 30 për qind e kandidatëve nga gara!

Tags: mero bazePDsali berisha

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Frika” nga shtrenjtimi i energjisë, shqiptarët blejnë batanije, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

“Frika” nga shtrenjtimi i energjisë, shqiptarët blejnë batanije, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

Tani duhet të kemi frikë nga Rama, se po i tredh gjithë kundërshtarët e vet

Tani duhet të kemi frikë nga Rama, se po i tredh gjithë kundërshtarët e vet

Lëkura e tigrit të Tasmanisë gjendet në një dollap pas 85 vitesh 

Lëkura e tigrit të Tasmanisë gjendet në një dollap pas 85 vitesh 







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com