Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Përse në të ardhmen do të punojmë të gjithë part-time

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përse në të ardhmen do të punojmë të gjithë part-time

Rritet pak kudo dëshira për të punuar më pak… Dhe brenda një kohe të shkurtër mund të mos kemi më asnjë zgjedhje

Të punosh në fundjavë, t’u përgjigjesh email-eve ndërkohë që jeni në plazh, të marrësh pjesë në video-konferenca kur jeni disa ditë pushimesh në mal… Kjo është karakteristikë e punës së ditëve të sotme…Tabloja po zgjerohet, po zë çdo hapësirë të jetës, ndërthuret me jetën personale dhe na shoqëron edhe në krevat, kur përfitojmë nga paqja e mbrëmjes për t’u hedhur një sy të fundit dokumenteve që duhet të nisim në email të nesërmen.

Historitë e njerëzve që punojnë rregullisht edhe 80 orë në javë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Por ka edhe nga ata që zgjedhin të shkurtojnë orët që i kushtojnë punës, duke pranuar edhe një reduktim të pagës dhe duke u shndërruar në punonjës part-time… persona që nuk kanë dëshirë të bëjnë karrierë. Por pikërisht për shkak të mbingarkesës dhe stresit gjithnjë e më të përhapur në punë, ekziston dëshira për të pranuar më pak para, për më shumë kohë për veten.

Sipas Eurostat, përqindja e punonjësve që punojnë part-time në Europë është rritur nga 15% në vitin 2002 në 19% në vitin 2017. Në Holandë punojnë part-time 47% e punonjësve, përqindja më e lartë në të gjithë Europën. Në vend të dytë, Austria (28%), Gjermania (27%), Belgjika e Britania e Madhe (24%). Kjo do të thotë një pjesë e mirë e ekonomive më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Një statistikë e Zyrës Statistikore në Mbretërinë e Bashkuar tregon se 10% e qytetarëve britanikë thonë se jo vetëm punojnë shumë, por do të ishin të lumtur të kishin një reduktim page në shkëmbim të shkurtimit të orëve të punëve. Kjo përqindje është më e lartë – shkruan The Guardian – se ajo e punonjësve që do të parapëlqenin të punonin më shumë dhe të fitonin më shumë.

Nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik, gjërat duket se shkojnë në të njëjtën mënyrë…
Në këtë situatë nuk ka asnjë gjë për të çuditur, pasi kërkimet tregojnë se të punosh më pak orë jo vetëm që përmirëson produktivitetin e punonjësve, duke reduktuar kohën e humbur, por rrit edhe përqendrimin e përgjithshëm të punonjësve.

Por jo gjithçka që shndrin është ar. Së pari, pasi ka një numër të madh punonjësish që ndoshta do të donin të punonin më pak, por nuk mund t’ia lejojnë vetes një reduktim page. Ka dhe një aspekt të dytë tjetër… gjithnjë sipas të dhënave të Eurostat përqindja e grave europiane që punojnë me kohë të reduktuar është 31%, kurse ajo e burrave vetëm 8%. Kjo e dhënë konfirmohet edhe në Shtetet e Bashkuara, sipas studimit të Pew.

“Kjo dinamikë i bën gratë më të prekshme ndaj kontrollit dhe abuzimit dhe për pasojë, ato kanë më shumë të ngjarë të gjenden në kushte varfërie për shkak të një divorci” – shkroi gazetarja Livia Gershon, në Aeon.
“Në nivel social, kjo përforcon mendimin që gratë janë më të përshtatshme të bëjnë punë shtëpiake dhe janë më pak të përshtatshme për angazhime të tjera. Kjo çon në idenë që gratë, të cilat do të parapëlqenin të punonin me kohë të plotë ndihen shpesh nën presion të heqin dorë nga karriera e tyre për t’u kujdesur për dikë tjetër. Dhe kjo është një humbje e madhe për shoqërinë”.

Zgjidhja, natyrisht, do të kërkonte një ndryshim kulturor, por edhe politik. Duhen më shumë ligje që të nxisin punën part-time, paga më të larta dhe, nga ana tjetër, më shumë gatishmëri të strukturave të brendshme të kompanive që të mund të kujdesen për fëmijët. Por ndoshta është shumë vonë për të përfshirë në mënyrë vullnetare këto ndryshime. E vërteta është, që brenda një kohe të shkurtër, mund të detyrohemi të bëhemi punonjës part-time.

Me automatizimin e punës që ecën me hapa gjigantë duket sikur nuk ka zgjidhje tjetër. Shkurtimi i orëve të punës në një nivel të përgjithshëm mund të ishte mënyra e vetme për të mbajtur stabël përqindjen e njerëzve të punësuar, ndërkohë që robotët dhe softuerët rrisin rolin e tyre në fabrika dhe zyra.

Pikërisht për këtë arsye, të Gjelbrit britanikë kanë përfshirë në programin e tyre javën e punës me katër ditë: “Është ironike që nga një anë, ka njerëz që punojnë në çdo orë të ditës dhe në anën tjetër, njerëz që nuk punojnë mjaftueshëm” – shpjegoi co-leader i Partisë, Caroline Lucas. “Edhe nëse ky do të ishte një ekzagjerim, është e qartë që automatizimi do të ketë ndikim në punë, dhe për këtë ne duhet të reflektojmë se si duhet të përballemi me gjithë këtë”.

Aty ku politika do të kishte nevojë të ndalej për të reflektuar, kolosët dixhitalë, që po shkaktojnë automatizimin e punës, i kanë idetë e qarta – sipas themeluesit të Alibaba, Jack Ma, në harkun e 30 vjetëve nuk do të ketë askënd që do të punojë më shumë se 16 orë në javë. Nga ana tjetër, Silicon Valley është e idesë për një të ardhur universale gjë që do t’i lejonte të gjithëve të marrin një pagë edhe nëse automatizimi i punës do të shndërrohej në papunësi në masë.

Para se të merren në analizë skenarët më ekstremë, do të ishte rasti të përballeshim me dëshirën në rritje të gjeneratave të reja (dhe jo vetëm), me qëllimin për të përmirësuar edhe ekuilibrin jetë profesionale – jetë personale, duke e bërë gjithnjë e më të thjeshtë aksesin ndaj punës part-time në të gjitha format. /Esquire/Monitor/

Tags: automatizimine te ardhmenpart timepuna

TË LIDHURA

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas
Aktualitet

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…
Aktualitet

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Next Post
Vendimi/ 10 godina në Institutin e Kamzës do shemben

Vendimi/ 10 godina në Institutin e Kamzës do shemben

Kroacia bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel

Kroacia bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel

Cakaj takon komisionerin e PE: Do vijojmë punën për reforma modernizues

Cakaj takon komisionerin e PE: Do vijojmë punën për reforma modernizues







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

by mirseda
13:29 | 31/01/2026
0

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar nga kreu i...

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

11:01 | 31/01/2026
Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com