Kultura

Kroacia bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel


               Publikuar në : 21:23 - 09/12/19 L M

Ceremonia e çmimit Nobel që pritet të mbahet ditën e nesërme në Stokholm është bojkotuar edhe nga Kroacia.

Përmes një deklarate zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Ministria e Jashtme e Kroacisë ka zbuluar edhe arsyet e mospjesëmarrjes së ambasadorit kroat në Stokholm.

Sipas tij, Kroacia nuk mund të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel për Peter Handke, i cili është një njeri që është angazhuar politikisht për të mbështetur politikën gjenocidale serbe të Slobodan Milosevicit gjatë viteve ’90.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT