Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse duhet ndëshkuar Lulzim Basha për qëndrimin ndaj Flamur Nokës?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse duhet ndëshkuar Lulzim Basha për qëndrimin ndaj Flamur Nokës?

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha meriton një ndëshkim për Flamur Nokën. Një nga ato ndëshkime që në fakt e meriton çḑo lider politik në Shqipëri, që ka në ekipin e tij figura të tilla.

Sëkëlldia që ka pushtuar Partinë Demokratike për “drejtësinë” e vendimit të heqjes së një grade të Flamur Nokës nga një Komision parlamentar, në fakt tregon fajin real dhe peshën e përgjegjësisë së Lulzim Bashës.

Lulzim Basha e ka argumentuar heqjen e spaletës për shkak të rolit të Nokës si dezinformues i qëllimshëm i mbledhjeve të Kryesisë së PD. Mbështetësit e Nokës kanë vënë kujën se ky është fundi i PD. Bile disa e quajnë dhe fundi i Shqipërisë.

Ata që janë kritikë të Bashës por dhe të Berishës, sërish duan të duken të balancuar dhe kërkojnë llogari për shkarkimin e Flamur Nokës.

Në fakt, Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare, një standard poshtërues për çdo të ri që synon të merret me politikë në këtë vend, nuk duhet të turpërojë një lider që e shkarkon, por kur e emëron.

Një nga gjërat e qëllimshme të mija si gazetar kritik me PD, ishte mënyra se si përpiqesha të degradoja ekipin e Berishës duke i imponuar atij nxitjen e karrierës për figurina qesharake. E bëja këtë, pasi duke njohur Sali Berishën, ai pikërisht pse e shikonte se ishin në shënjestër si figura qesharake, i ngrinte në detyrë.

Dhe vetëm pse Flamur Noka u bë personazh qesharak nga gazeta jonë, Sali Berisha e mori nga roje godine të PD, dhe e bëri ministër të Brendshëm, derisa degradoi imazhin e pushtetit dhe humbi me 1 milion vota kundër.

E ka bërë këtë dhe me figura të tjera dhe për këtë ndjehem i “vlerësuar” prej punës së tij.

Deri tek Sali Berisha e kuptoja. Por fakti që Lulzim Basha vazhdonte të mendonte se Flamur Noka ishte një idiot i dobishëm, është një pikëpyetje e madhe për të.

Detyra e një lideri politik, nuk është vetëm të fitojë, por dhe t’i formojë Shqipërisë një sistem vlerash me të cilat vendos një standard politik normal, që së paku të përfaqësojë shoqërinë.

Flamur Noka, nuk përfaqëson as budallenjtë, as injorantët, as trafikantët, as hajdutët e xhepit, as të korruptuarit e shtetit. Ai është gjithnjë më i keqi i tyre, më qesharaku, më i pështiri kur vjedh, më banali kur krekoset në pushtet, më injoranti kur flet, më i padituri kur jep mend, dhe më i ekspozuari dhe kur tenton të vjedhë.

Mjafton të kujtojmë faktin se për të përfituar tri shtëpi nga Enti i Banesave në Sarandë me 2008, kur ishte kryetar i Bordit të Entit të Banesave, i ka dhënë apartamente ne Sarandë, dy vëllezërve nga Kukësi që jetojnë në Bruksel, dhe një kunatës së tij. Çfarë fantazi prisni nga ky tip dhe si hajdut?

Tani që Lulzim Basha, jo për këto arsye, por për arsye të vetat, e shkarkon këtë, ne mund ta kritikojmë Lulzim Bashën vetëm pse e ka vendosur deputet këtë njeri. Fakti që e ka hequr, tregon se ka bere detyrën me vonesë. Kjo e lehtëson nga mëkatet, por jo nga të gjitha.

Nuk është pak ta mendosh qoftë dhe një herë në këtë jetë, që ky njeri duhet në politikë. Dhe Lulzim Basha e ka humbur këtë provim. I është dukur mbi një herë, që nuk është idiot.

Tags: Flamur Nokalulzim bashaPD

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Dy ditë larg Fifit kanë qenë shumë për Granitin, çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO)

Dy ditë larg Fifit kanë qenë shumë për Granitin, çfarë ndodhi mes tyre (VIDEO)

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

Basha pas përplasjes me bazën e partisë: S'pështyj në partneritetin me Berishën

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 qershorit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com