E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Basha pas përplasjes me bazën e partisë: S’pështyj në partneritetin me Berishën

Ndonëse shpalli “non grata” bazën e partisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se ai nuk pështyn dot partneritetin 16 vjeçar me Sali Berishën, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë për Ramën.

Basha tha se nuk mund të përshtyjë mbi marrëdhënien me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, dhe se nuk ka ndërmend që të jetë pjesë e procesit të përbaltjeve. Deri më sot, ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar takim me demokratët në 8 qarqe, nga 12 që ka Shqipëria.

Pas ish-liderit demokrat i ka shkuar vetëm “garda e vjetër”. Në aksionin e tij politik për të rrëzuar Lulzim Bashën, Sali Berisha ka mbledhur rreth vetes 7 deputetë të Partisë Demokratike, si dhe një grup me ish-drejtorë, nostalgjikë të pushtetit të tij.

“Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk përshty. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit, që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton.

Të këtij procesi të përbaltjes, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që e ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, tha Basha.

Lexo edhe :   'Vetëm Bibla dhe Kurani nuk preken'/ Rama: S’ka dialog në anglisht me PD-në!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...