Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përse Berisha u rikthye në origjinë, tek përjashtimi i armiqve?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Sali Berisha më në fund doli në origjinë. Përpjekja e tij artificiale për të nxitur një debat për bashkimin me atë pjesë të Partisë Demokratike që nuk e pranon rikthimin e tij, mori fund dhe sot ai u kthye tek identiteti i tij politik ndaj kundërshtarëve, përjashtimi.

Në gjithë historinë e tij politike 31 vjeçare, përjashtimi i kundërshtarëve ka qenë identiteti i tij. E ka nisur këtë me Neritan Cekën në Dhjetor 1991 dhe për fat të keq brenda PD kjo histori ka përfunduar me përjashtimin e tij më 9 Shtator 2021.

Pas krizës së provokuar nga kjo ndarje, Sali Berisha tentoi të ndryshoj identitet duke krijuar një debat rreth “bashkimit” . Sapo debati filloi, gjuha e urrejtjes dhe identiteti politik i Berishës dominoi debatin, duke u kujtuar kundërshtareve, se çfarë i priste nëse nuk pranonin bashkimin me Berishën.

Kjo nxiti dhe më shumë reagime nga pala tjetër, të cilët kanë vendosur që bashkimin ta bëjnë pa Berishën duke mos lëvizur nga pozicioni i tyre kundrejt tij.

Mjaftoi kaq që sot Sali Berisha të shfaqej në identitet. Ai tha sot se nuk kërkojmë as paqe dhe as bashkim me Lulzim Bashën, por rikthim tek Kuvendi i 12 Dhjetorit, ku ai ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetari i PD dhe gjithë anëtarët e kryesisë që nuk ju bindën atij.

Tani është dhe më e thjeshtë. Ai ka partinë e tij të pastër nga këta që kanë përjashtuar dhe PD ka partinë e saj të pastër nga ata që kanë përjashtuar. Nuk ka më debat politik për këtë çështje. Është thjesht debat juridik.

Sali Berisha është i pasigurt nga bashkimi me PD, pasi i rrezikon ambicien për të qenë në krye të saj. Ai pranon më mirë të rri jashtë me të vetët, se sa të rrezikoj brenda PD, pa qenë kryetar. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdes bashkë me të.

Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 12 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që i shijon pas 30 vitesh në politik. Lëreni të kënaqet, se në këtë pikë është i sinqertë!

Tags: Berishamero bazePD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Dita Botërore e Poezisë/ Interpretim magjik nga brilantët Xhuvani e Xhepa

SHBA do të nënshkruajë marrëveshjen e gazit me Evropën

“S’je i varfër me 140 euro”, Ibrahimaj e ul shifrën: Mjaftojnë 126 euro







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com