E shtunë, 31 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Përplasjet në protesta, Kisha Katolike apel palëve: Gjeni rrugën e dialogut

Më të lexuarat

Shokuese/ Tërmeti në Izmir, shikoni si mbahet në “këmbë” pallati nga 3 vinça

Pa mbushur 24 orë nga momenti i lëkundjeve të forta me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit, janë...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Video/ Nuk është iluzion, godina 5-katëshe spostohet 60 metra

Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë...

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmeti shkakton cunami, deti vërshon në qytetin turk (FOTO)

Dhjetra ndërtesa të shembura dhe njerëz të frikësuar që kërkojnë nën rrënoja, është pasqyra e përgjithshme e asaj që po ndodh në Turqi, pas...

Rolf Buchholz, njeriu me plot 516 modifikime në trup (VIDEO)

Bërja e tatuazheve dhe vendosja e pirsing, janë sot në modë kryesisht tek të rinjtë. Por gjermani Rolf Buchholz, e ka çuar deri në...

Bilanci i pandemisë/ Humbin jetën 7 pacientë, infektohen 241 persona

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë zbuluar 241 raste të reja me koronavirus nga 1260 testime të kryera...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Kriza politike dhe përplasjet e njëpasnjëshme mes palëve gjatë protestave të opozitës, kanë sjellë reagimin e Kishës Katolike, e cila bën apel që palët të ulin armët e konfliktit dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

Mes tjerash, në deklaratën e Kishës Katolike të Shqipërisë drejtuar palëve politike theksohet se dhuna e përsëritur ditët e fundit është shqetësuese dhe se askush nuk kujtohet për qytetarët dhe Policët, të cilët sipas saj janë bijtë dhe bijat e Shqipërisë.

“Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç’është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare”-thuhet mes tjerash.

Deklaratë e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për situatën aktuale në vendin tonë:

Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë:

U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve.

Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç’është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare.

Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë.

Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.

Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve.

Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjithkënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore.

Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T’i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t’ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës.

Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t’ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit.

Tiranë, 14 maj 2019

Festa e Shën Matisë, apostull

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut, 1 mijë raste të reja me C*vid

Maqedonia Veriut të shtunën ka arritur shifrën rekord prej 1,085 rastesh të reja me koronavirus brenda një dite. Po ashtu, në 24 orët e...

Berat, infektohen me C*vid 2 mësuese dhe një inspektor policie

Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste me koronavirus në qarkun e Beratit, të cilat janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë...

Pandemia/ Austria mbyll baret dhe restorantet, mësimi do të zhvillohet online

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi sot në një konferencë për shtyp se qeveria austriake ka vendosur bllokimin e lëvizjes nga ora 20:00 e mbrëmjes deri...

Britania rikthen karantinën, kryeministri Johnson: “Asnjë alternativë tjetër”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një mbyllje kombëtare njëmujore për Anglinë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së...

Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi...