Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përplasja në Kuvend/ Korab Lita i kthen ‘reston’ Hajdarit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përplasja në Kuvend/ Korab Lita i kthen ‘reston’ Hajdarit

Që në nisje të seancës plenare, kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, lëshoi një deklaratë të fortë në foltoren e Kuvendit, se është kërcënuar në zyrë në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë fjalës së saj, Rudina Hajdari nuk dha sqarime se kush e kishte kërcënuar, por vetëm iu drejtua Ruçit që të merreshin menjëherë masat.

Rudina Hajdari: Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar

Ajo iu drejtua Ruçit me kërkesën që të merren masat sa më shpejt, që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit, para se të ketë ndonjë viktimë. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ruçi, iu përgjigj duke thënë se shkresën ia ka dërguar Ministrit të Brendshëm, për të marrë masa për sigurinë e saj.

“Jam kërcënuar në zyrë!”/ Ruçi merr masat ndaj Rudina Hajdarit

A ka lidhje kërcënimi për vajzën e Azem Hajdarit, me atë që po ndodh në grupin demokrat? Duket se konflikti brenda grupit parlamentar demokrat të kryesuar deri tani nga deputetja Rudina Hajdari, do të vijojë. Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Hajdarit, tha në seancën e sotme se në mbledhjen e grupit më 24 tetor, është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim. Grupi do vazhdojë të ketë 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita.

Diskutimet në Kuvend

Korab Lita: Ju e shkelët rregulloren, pasi ju duhet të bënit vetëm lajmërimin dhe jo interpretimin. Grupi Demokrat ka marrë në konsideratë kërkesat për anëtarësime të reja në grupin parlamentar, dhe grupi i mbledhur në datë 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësimin, do të vijojë të ketë nëntë anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të mos pranohet asnjë anëtar i ri në grupin Demokrat, do të vijojë të jetë me 9 anëtarë.

Rudina Hajdari: Para pak ditësh u dërgova një shkresë, për një kërkesë që të sigurojë ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që deputetët të kërcënohen. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në Kryesinë e Kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutem të merren masat.

 

Tags: Korab LitakuvendperplasjeRudina Hajdari

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq
Aktualitet

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Next Post
Balla vendos ultimatum: Duhet ta përmbyllim Kodin Zgjedhor deri në…

Balla vendos ultimatum: Duhet ta përmbyllim Kodin Zgjedhor deri në...

Këlcyra dhe Bularati “dynden” nga grekët

Këlcyra dhe Bularati “dynden” nga grekët

“Rama e anuloi takimin me Pendarovskin 30 minutat e fundit”

“Rama e anuloi takimin me Pendarovskin 30 minutat e fundit”







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

by mirseda
17:18 | 11/02/2026
0

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur...

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

16:20 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com