Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja me armë tek “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 organizatorët

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Policia e Shtetit: Protesta e PD-së me mungesa ligjore

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë tek “Komuna e Parisit në Tiranë”.  Policia e Tiranës ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të përplasjes me armë, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Mariglen Hoxha, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha.

Sipas policisë autori kryesor i ngjarjes dhe bashkëpunëtorët fshiheshin në qytetin e Vlorës.

Po kështu është sekuestruar një mjet dhe disa aparate celularë.

HETIMET

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën “Sulejman Delvina” te Komuna e Parisit, Tiranë.

Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht:

– Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Klajdi Kodra, (në rolin e bashkëpuntorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Igler Qose, (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

– Ardit Xheferri, (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:

Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Mjeti tip “BMW X5″.

– 3 aparate celularë.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale ” Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Tags: arrestohen 4 organizatorëtKomuna e Parisitme armePërplasjaPolicia e Tiranes

TË LIDHURA

Ermal Dredha dha dorëheqjen, mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës/ Emrat, kush pritet ta zëvendësojë
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës/ Emrat, kush pritet ta zëvendësojë

10:51 | 22/09/2025
Kamëz/ Shpërndanin kokainë në doza, përfundojnë në pranga dy persona në Kamëz
Aktualitet

Kamëz/ Shpërndanin kokainë në doza, përfundojnë në pranga dy persona në Kamëz

10:44 | 22/09/2025
BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027
Kuriozitete

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

10:16 | 22/09/2025
Next Post
Sportet më të mira për shëndetin, harrojeni  vrapin dhe futbollin

Sportet më të mira për shëndetin, harrojeni vrapin dhe futbollin

Analiza/ Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pengesat dhe përparësitë

Analiza/ Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pengesat dhe përparësitë

“Mos luaj me ndjeshmërinë e shqiptarëve”, Patozi: Mblidh qeverinë, anulo taksën

Patozi për largimin e Agim Hushit: Postimi tij patetik, por i sinqertë; u zhgënjye nga farsa e 22 korrikut

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Ermal Dredha dha dorëheqjen, mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës/ Emrat, kush pritet ta zëvendësojë
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës/ Emrat, kush pritet ta zëvendësojë

by mirseda
10:51 | 22/09/2025
0

Është mbledhur këtë të hënë Këshilli Bashkiak i Vlorës, pas vendimit të Ermal Dredhës për tu dorëhequr...

Kamëz/ Shpërndanin kokainë në doza, përfundojnë në pranga dy persona në Kamëz

Kamëz/ Shpërndanin kokainë në doza, përfundojnë në pranga dy persona në Kamëz

10:44 | 22/09/2025
Britania paralajmëron Izraelin: Mos u hakmerrni për njohjen e shtetit palestinez

Britania paralajmëron Izraelin: Mos u hakmerrni për njohjen e shtetit palestinez

10:33 | 22/09/2025
BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

10:16 | 22/09/2025
Komisioni i Ligjeve të Bashkisë së Tiranës shtyn për nesër mbledhjen për Veliajn

Komisioni i Ligjeve të Bashkisë së Tiranës shtyn për nesër mbledhjen për Veliajn

10:14 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com