Një 52-vjeçar është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësi, pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekje në lagjen nr.15 të Spitallës.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari, pasi përplasi për vdekje 36-vjeçarin me iniciale E.H., i cili po qarkullonte me biçikletë, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit, S.B. është vetëdorëzuar paraditen e sotme dhe më pas i janë vënë prangat.
52-vjeçari akuzohet për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit
Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.