Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Operacion antikontrabandë në Korçë, pranga 5 personave. Në kërkim 7 të tjerë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Operacion antikontrabandë në Korçë, pranga 5 personave. Në kërkim 7 të tjerë

Në kuadër të operacionit të koduar “Gorica”, Policia e Korçës në bashkëpunim me SHÇBA kanë arrestuar 5 persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në flagrancë janë kapur 5 shtetas, nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas.

Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Gorica”.

Operacioni nga DVP-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.

Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë,  punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.

B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.

J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

Punonjësi i Doganës (shtetasi Sh.D.,) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

Tags: doganëpolicia e korcespunonjes policie

TË LIDHURA

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së
Kryesore

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së

17:08 | 14/04/2026
E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit
Politikë

E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit

17:07 | 14/04/2026
Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së
Politikë

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

16:48 | 14/04/2026
Next Post
Zjarr në fabrikën e çantave, 43 punëtorë humbin jetën. Dhjetëra të plagosur

Zjarr në fabrikën e çantave, 43 punëtorë humbin jetën. Dhjetëra të plagosur

“I kishte goditur tërmeti i varfërisë”, Basha takim me banorët e Mamurrasit

"I kishte goditur tërmeti i varfërisë", Basha takim me banorët e Mamurrasit

Familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait (Video)

Familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait (Video)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së
Kryesore

“Shqipëria do të bëhet”/ Rama: Amaneti i Ismail Qemalit e Fan Nolit, drejt BE-së

by mirseda
17:08 | 14/04/2026
0

Nga fjala hapëse në Samitin e IV të Diasporës, kryeministri Edi Rama citoi Ismail Qemalin në momentin...

E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit

E ftuara shpërthen në Samitin e Diasporës: Keni mbyllur dyert për të përgatiturit

17:07 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

16:48 | 14/04/2026
Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

16:35 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com