Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Përparim Kabo: Duhet drejtësi, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Përparim Kabo: Duhet drejtësi, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

Profesori Përparim Kabo bëri një tablo të përgjithshme të sistemit të drejtësisë në vendit tonë, ndërthurur me etikën dhe moralin politik.

Ai tha se Reforma në Drejtësi duhet të ishte bërë për të ndëshkuar personat e korruptuar, madje shtoi se ky proces duhet të kishte mbaruar para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se fëmijët e politikanëve e të pasurve, të cilët ikin për të studiuar jashtë, gjëja e parë që mësojnë është etika dhe morali. Për këtë arsye, sipas profesorit, kur rikthehen, “nuk duan të shikojnë me sy prindërit e tyre”, të cilët i kanë shkolluar me para të pista.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi do të prodhojë vetëm pastrimin, ndryshimi i drejtësisë do të vijë kur të shikojmë që ata që do të rizgjidhen do të jenë si ata që ikën apo do të jenë ndryshe. Ky është problem i madh sepse mund të iki një palë dhe vjen një palë siç ka ndodhur në politikë. Por pastrimi dhe ndëshkimi i tyre siç ka kërkuar administrata amerikane është një shembull. Një filozof thotë që frika është përgjigja politike e të gjitha kohërave.

Pra pa ndëshkimin politik nuk mund të lindë frika për të mos e bërë nesër atë gjë, por për të bërë atë që duhet. Kultura pandëshkueshmërisht i ka bërë këto trima edhe para betejës, edhe gjatë betejës dhe mbas betejës. Në këtë kuptim kësaj reforme duhet t’i shkojmë deri në fund. Por ritmi është i frikshëm, shumë i ulët. Nëse do të vazhdohet kështu me aq sa do të shkojnë në VETING do të duhet 10 vite, kur këta duhet të kishin mbaruar brenda 2020, maksimumi para zgjedhjes së prillit duhet të kishte mbaruar.

Zbulimi i së fundit i njollave të atyre që kanë marrë përsipër të bëjnë gjykimin, është një thikë mbas shpine që i është vendosur kësaj reforme. Përse kaq të djallëzuar ne shqiptarët me fatin tonë! Ç’është ky mllef i brendshëm për të vrarë veten. Në një sistem drejtësie të besueshëm përfitojnë të gjithë, edhe fëmijët e atyre pasuroreve përfitojnë që ata i çojnë për t’i shkolluar në shkollat më të mira jashtë. Gjëja e parë që ata mësojnë ç’është morali. Ata kur vijnë këtu të parët njerëz që nuk duan t’i shikojnë me sy janë prindërit e tyre. Kjo është një krizë e brendshme”, tha Kabo.

Profesori u ndal edhe tek çështjet ligjore e etike. Për ta rregulluar një shoqëri sipas profesor Kabos nuk mjafton vetëm morali, por nevojitet dhe një strukturë ndëshkuese e cila vjen si rezultat i ligjit.

“Të gjithë filozofët më të mëdhenj kanë studiuar një raport tejet të rëndësishëm dhe delikat raportin e moralit dhe ligjit. Ne kemi një çështje etike me ligjin apo kemi një çështje ligjore mbi etikën. Jo, ne nuk kemi një çështje etike me ligjin. Ata që gabojnë me ligjin nuk nisen nga principe të gabuara morale, ata nisen nga interesa tregu, nga një mentalitet i vjetër Haxhi Qamilist, grabit, kap çfarë të kapësh, vidh, pasurohu ti të varfërohet vëllai jot, le të vdesë pjesa tjetër e popullsisë, le të mos ketë ushqim ajo.

Kjo nuk është çështje morali, është një paganizëm tregu, i tmerrshëm, i llahtarshëm. Ta rregullosh shoqërinë edhe në mënyrë morale, vetëm nga morali nuk mjafton. Prandaj lindi shteti, prandaj duhet ndëshkimi ligjor, prandaj sistemi i drejtësisë është zembereku i mekanizmit të shtetit, pa drejtësi nuk ndryshon asgjë. Magjistrati i jep drejtësinë që i intereson të gjithë shoqërisë, njeriu i zotit në qiell apo në tempull merret me edukimin moral të njeriut”, përfundoi profesori.(Tch)

Tags: korrupsioniPerparim Kabopolitikanereforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

“Rama nuk e merr mandatin e tretë”, Hajdari: Problemi është kush do vijë pas tij

''Nisma Thurje'' zbulon se në cilin qark do të kandidojë Rudina Hajdari

40 mijë persona në Shqipëri jetojnë me më pak se 2 USD në ditë

40 mijë persona në Shqipëri jetojnë me më pak se 2 USD në ditë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com