Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përmbyset rrjedha e tragjedisë, lirohet klienti i prostitutës shqiptare

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përmbyset rrjedha e tragjedisë, lirohet klienti i prostitutës shqiptare

Ndalimi dhe marrja në pyetje për disa orë i një 63-vjeçari italian nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara nga hetuesit italianë në provincën e Cuneo.

Ai dyshohet se ishte klienti i fundit i Anxhela Meçanit, prostitutës së re shqiptare të vrarë të shtunën.

Mediat italiane shkruajnë se i është sekuestruar edhe makina e italianit të arrestuar, me banim në një provincë të Cuneos. Dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën pasi nuk donte të paguante paratë pas shërbimit.

Pasi Anxhela i kërkonte me ngulm paratë, ai e ka shtyrë atë jashtë.

Mediat fqinje nuk japin ende një emër për personin e arrestuar, megjithatë mësohet se policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij, nga ku 20-vjeçarja dyshohet se mund të jetë hedhur.

Dyshimet paraprake janë se mes Meçanit dhe klientit të saj mund të ketë pasur një konflikt për çështjen e pagesës, por pas marrjes  në pyetje nuk u zbardh anjë detaj nga vrasja e së resë nga Fieri, e cila jetonte prej disa vitesh në Itali.

Si fillim mediat italiane shkruan se Anxhela Meçani u dhunua barbarisht përpara se të hidhej nga një automjet në ecje. Ajo u gjet nga një udhëtar i rastit dhe u dërgua në gjendje kritike në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Ndryshe nga sa u dyshua dhe raportua në fillim, se 20-vjeçarja shqiptare u dhunua barbarisht dhe më pas u hodh në rrugë nga një makinë në ecje, rezultatet e autopsisë i kanë hedhur poshtë të dyja këto versione.

Sipas mjekut ligjor, e reja është përplasur nga një automjet, që më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kjo shpjegon edhe frakturat e shumta të gjetura në trupin e së resë, që duket se janë bërë nga impakti i përplasjes, e jo nga dhuna dhe hedhja në rrugë.

Kur u transportua për në spital, Anxhela mësohet se u foli mjekëve për një klient, që ndoshta nuk e kishte paguar dhe i tha se kishte rënë nga një automjet.

“Ai burri nuk më pagoi, pastaj rashë”, mësohet të ketë artikuluar e reja.

Kjo dhe rezultatet e autopsisë ngrenë hipotezën se klienti i së resë nuk ka pranuar ta paguajë dhe e ka zbritur atë nga makina. Më pas është nisur me shpejtësi duke e marrë përpara, e duke e lënë për të vdekur në rrugë. Ishte një udhëtar i rastit që e gjeti të renë, e cila vdiq më pas në spital.

Falë tabulateve telefonike dhe pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë në rrugë, hetuesit mbërritën tek 63-vjeçari në Fossano.

Megjithatë, të paktën për momentin duket se nuk ka ende prova që ta bëjnë këtë të fundit përgjegjësin kryesor të vrasjes së shqiptares, e cila kishte shkuar në Itali me ëndrrën për t’u bërë balerinë dhe përfundoi duke u prostituuar në rrugët e periferisë.

Tags: fundititaliKlientindalohetpersonprostitutësshqiptaretakoivdekja

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Pas tregolëshit, Pique shpërthen ndaj Ronaldos: Ai është mësuar…

Pas tregolëshit, Pique shpërthen ndaj Ronaldos: Ai është mësuar...

Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan Hysko jep detajet

Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan Hysko jep detajet

Vikingët pushtojnë Moskën, me misionin për të friksuar Messin (Video)

Vikingët pushtojnë Moskën, me misionin për të friksuar Messin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com