Pas panikut që shkaktuan tërmetet që ranë gjatë fundjavës, mbrëmjen e kaluar vendi u pushtua dhe nga një moti i keq me stuhi të forta, rrufe dhe rrebeshe shiu. Për pasojë, përkeqësimi i motit shkaktoi shumë probleme.
Ndërkaq, në Kamzë, reshjet e dendura gjatë orëve të mbrëmjes kanë shtuar rrezikun për përmbytje. Për shkak se shumë banesa janë të rrezikuar, autoritetet kanë hapur Pallatin e Kulturës së Kamzës, si qendër akomodimi.
Po ashtu, reshjet shkaktuan edhe rrëshqitje dherash kryesisht në rrugën Burrel-Milot, ku u penalizma edhe qarkullimi normal i mjeteve; Krujë-Fushë Krujë dhe në Rrëshen-Bukmirë.
Në qarkun e Dibrës raportohen që shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.