Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përjashtimi i dytë i Lulzim Bashës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Situata ka dalë jashtë kontrollit në spitalin e Matit nga infeksionet

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha ka bërë sot një akt të fort politik, i ngjashëm edhe pse jo i njëjtë për efektin Brenda partisë, me atë që bërë javën e parë të shtatorit kundër Sali Berishës. Ai ka distancuar sot Partinë Demokratike nga Ilir Meta. Ky është një vendim i rëndësishëm politik, i cili i jep më në fund PD, një rol politik, lidhur me distancimin ndaj vijës antiamerikane në Shqipëri.

Distancimi nga Ilir Meta i jep dhe më shumë kuptim distancimi nga Sali Berisha, pasi jo vetëm zgjeron boshtin e mbështetjes së PD ndaj SHBA dhe orientimit perëndimor të saj, por I jep fund dhe qorrsokakut politik ku Berisha e Meta po kërkojnë të fusin opozitën drejt një partie “sovraniste”, antiperëndimore, që të përdoret për interesat e tyre personale.

Ilir Meta prej gati dy vitesh dhe Sali Berisha prej prillit të këtij viti, po përpiqen të devijojnë boshtin politik të PD dhe të spostojnë orientimin perëndimor të saj duke e zëvendësuar me”sovranizimin” dhe mos ndërhyrje në punët e Shqipërisë të SHBA apo Bashkimit Evropian edhe pse PD e ka në preambulën e statutit të saj orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

Përfshirja dhe e Ilir Metës në listën e figurave politike ndaj të cilave distancohet Basha në emër të PD, në të vërtet është fillimi i një ndarje historike të PD nga qorrsokaku ku po tentojnë ta fusim Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Beteja e PD me Berishën dhe Metën nuk është betejë statuti, apo rregullash të brendshme, siç po tenton Berisha të spekuloj, por është betejë për orientimin e ardhshëm të tyre si parti properëndimore apo parti izolacioniste.

Këto janë dy parti shumë të ndryshme dhe janë prezente kudo ne Lindje si parti minore. Ajo që bën Berisha dhe Meta nuk janë të paligjshme për pluralizmin në Shqipëri, por janë të paligjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e PD, kur bëhen ne emër të saj.

Sali Berisha që ankohet se Lulzim Basha nuk respekton procedura administrative brenda PD, apo gjen shembuj qesharakë individësh “të persekutuar” nga Basha për shkelje statute, në fakt po flet foltore më foltore për një statut të ri të një partie, për orientim antiperëndimor të partisë dhe një ideologji te re politike. Nuk është ajo e PD. Ai po flet si kryetar i një partie të re,.

Akti i sotëm i Lulzim Bashës i heq PD dilemat nëse do të transformohet në një parti të Sali Berishës dhe Ilir Metës apo vazhdoj rrugën për të cilën është themeluar si partia e parë properëndimore në Shqipëri.

Përjashtimi i Ilir Metës nga aleanca me PD, edhe pse nuk është dramatik, siç ishte përjashtimi i Sali Berishës, edhe pse u shoqërua me më shumë të qeshura se të qara, është po aq i rëndësishëm sa ai, pasi zgjeron shtratin e një vendimi të marrë jo për interesa personale siç është vendimi ndaj Sali Berishës por për interesin themelor të PD dhe të ardhmen e saj në historinë e këtij vendi. Dhe për ta kuptuar këtë, shikoni se si të gjithë merren me “Trekëndëshin e Bermundës” meqë ka shtuar dhe Ramën, dhe jo me faktin që ka përjashtuar Ilir Metën nga bashkëpunimi me PD.

Unë në fakt kisha shkruar muaj më parë po me humor, se Basha do të distancohej nga pesëkëndëshi, Rama-Berisha-Meta-Doshi-Rakipi. Por nga të pestë këta, katër mund të qeshin, por Ilir Metës nuk i duket për të të qeshur.

Tags: lulzim bashamero bazesali berisha

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shuhet prokurorja e Elbasanit, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Shuhet prokurorja e Elbasanit, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

E bija me të dashurin vr*t nënën gjatë pushimeve, merret vendimi nga gjykata

E bija me të dashurin vr*t nënën gjatë pushimeve, merret vendimi nga gjykata

Trekëndëshi i Bermudës me syrin e një pirati

Trekëndëshi i Bermudës me syrin e një pirati







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com