Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Përgjimet/ Rudina Hajdari: Po përdoren për të rrëzuar qeverinë Rama, modeli i njëjtë si…

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgjimet/ Rudina Hajdari: Po përdoren për të rrëzuar qeverinë Rama, modeli i njëjtë si…

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me përgjimet që tronditën opinionin publik, ku dëshmohej se pala socialiste kërkonte vota me ngulm, me anë të shantazheve, apo kundrejt shumave monetare.

Pagesa për një votë ishte nga 3000 deri në 5000 lekë të reja. Në reagimin e deputetes demokrate, thuhet se po tentohet rrëzimi i qeverisë Rama dhe se ky është i njëjti model i përdorur për rrëzimin e qeverisë së Gruevskit në Maqedonisë së Veriut.

Më tej, Hajdari shprehet se nuk është rastësi që këto përgjime dolën në po të njëjtën ditë që kryetari i PD-së shmangu paraqitjen në Prokurori duke theksuar se të gjitha palët politike janë të përfshira në këtë histori.

Po ashtu, deputetja shkruan se përgjimet nuk janë gjë tjetër veçse indicie që duhen shoqëruar me veprime të tjera hetimore.

“Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.”

Reagimi i plotë:

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu siç ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit.

Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut Gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përvec faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim. Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit.

Por si asnjëherë më parë asnjë palë nuk është e mbrojtur, asnjë palë nuk mund të shpëtojë veten e saj në këtë pikë ku janë futur. Dikush do të ndëshkohet më shumë se tjetri dhe kjo do varet nga lëvizjet e gjithë secilit se sa shpejt apo sa ngadalë do veprojnë për të mbrojtur veten e tyre. Ajo që është e qartë është që asgjë nuk bëhet për Shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ajo që do shikojmë dhe e kemi pritur është shkërmoqja e klasës politike që ka zaptuar vendin prej 30 vitesh.

Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston traskriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim. Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Mungesa e alternativës për Shqipërinë është ajo që po vuan çdo shqiptar i ndershëm. Çdo politikan që sot flet, ka vite të tëra që gëzon pushtet dhe para dhe nuk është në gjëndje ‘morale’ të akuzojë asnjë palë apo të mbrojë ‘pastërtinë’ të tij apo të saj.

Pas një anullimi të papritur të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019. Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun.

Tags: pergjimetramarrëziminRudina Hajdari

TË LIDHURA

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’
Aktualitet

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

11:54 | 20/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS
Aktualitet

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
Next Post
“Janë përdhunuar drejtoresha”, gazetari i kthehet keq Voltana Ademit

Tensionet në Shkodër për KZAZ-të, Voltana Ademi: Rama ka qëllime kriminale

Përgjimet e Bild/ “Neni 328/A i Kodit Penal fut në burg Edi Ramën”

Përgjimet e Bild/ “Neni 328/A i Kodit Penal fut në burg Edi Ramën”

Video/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Elbasan, banorët në panik

Video/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Elbasan, banorët në panik







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…
Analizë

BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…

by mirseda
12:24 | 20/11/2025
0

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe...

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

12:05 | 20/11/2025
Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin

12:00 | 20/11/2025
Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

Pas masës ndaj Ballukut, zbulohen emrat e dy vartësve të saj që u lanë në ‘arrest shtëpie’

11:54 | 20/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com