Pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane ‘Bild’, që dëshmojnë skemën e blerjes së votave në Dibër, në selinë e PD-së janë mbledhur qytetarët. Aktualisht po zhvillohet një mbledhje nga Kryesia e FRPD-së, për të diskutuar mbi protestën e madhe të datës 21 qershor.
Përgjimet e sotme e kanë rënduar së tepërmi pozitën e Ramës, i cili është kapur vetë në përgjime me një prej personazheve që blinte vota për llogari të PS-së.
Tabloidi gjerman ka nisur publikimin e përgjimeve të reja të dosjeve të Prokurorisë, mbi hetimin e blerjes së zgjedhjeve në vitin 2017. Në njërin nga përgjimet është vetë kryeministri Edi Rama që i telefonon një drejtori të Ministrisë së Brendshme, pjesë sipas “Bild” e dosjes 184 të zgjedhjeve në Dibër.