Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar në lidhje me publikimin e gjashtë përgjimeve nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Përmes një postimi në “Facebook”, Koçi ka falënderuar gazetën gjermane, ndërsa shton se përmbajtja e përgjimeve duhet t’i bëjë politikanët që të hapin sytë mirë se me kë zgjedhin të bashkëpunojnë.
“Përmes kurthesh të ndërtuara në bashkëpunim me krimin dhe shkelje të rënda të ligjit nuk vjen kurrë demokraci, por diktaturë. Bild ka bërë detyrën.
Bëri mirë edhe nëse publikoi diçka qe e paralajmëruan politikane qe janë bodigarde te drejtësisë se korruptuar qe duan të rrëzojnë e të hakmerren me drejtësinë e re.
Por përmbajtja e përgjimeve duhet t’i bëjë politikanët të hapin sytë mirë me kë bashkëpunojnë, edhe pse nuk janë hetues. Faleminderit Bild!”, shkruan Koçi.