Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përgjimet e “Bild”/ Braçe: Në asnjë moment s’është biseduar për këmbim parash

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përgjimet e “Bild”/ Braçe: Në asnjë moment s’është biseduar për këmbim parash

Zv-kryeministri Erion Braçe, tha për mediat se në asnjë prej përgjimeve të publikuara, nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer votën. Braçe tha qartë se prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë autenticitetin e përgjimeve, që janë publikuar nga “Bild”.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai i mëshoi faktit se prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, dhe secili të mbajë përgjegjësi. Sipas tij, nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij.

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD, por i angazhuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?

Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj. Të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë Kodi Penal.

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit. Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.

 

Tags: BildErion Braçepergjimet

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Marku bën prokurorët “për një lek”: Zvarrisni dosjet, hetoni pa sukses

Arta Marku zbulon dy qytetet me kriminalitetin më të lartë

“Mos u emociono”, Braçe përplaset keq me gazetaren: Urdhrat konsumoji me drejtorin!

“Mos u emociono”, Braçe përplaset keq me gazetaren: Urdhrat konsumoji me drejtorin!

Përgjimet/ Rama nuk komenton bisedat, sulmon opozitën: Po dëmton integrimin e Shqipërisë

Përgjimet/ Rama nuk komenton bisedat, sulmon opozitën: Po dëmton integrimin e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com