Llotaria Amerikane është padyshim një ndër aplikimet më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ndërsa është publikuar edhe data e përgjigjes së aplikuesve të vitit të kaluar.
Ambasada amerikane ka bërë me dije se sivjet pëgjigjet e llotarisë do të publikohen më 15 maj, ndërkohë që vitet e tjera data ka qenë më 3 maj.
Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.
Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane. Ndërsa shumë shqiptarë i kanë sytë nga kjo lotari, në Kongresin Amerikan së fundmi është diskutuar mundësia e mbylljes së llotarisë amerikane, me Presidentin Donald Trump si iniciator të këtij propozimi.