Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e grupit të Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje u mbajt pak para fillimit të seancës plenare për ditën e sotme. Bëhet me dije se në mbledhje është rënë dakord që Milva Ikonomi të propozohet si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Kjo pasi Arben Ahmetaj, i cili e drejtonte më parë këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.
Propozimi pritet të shkojë për shqyrtim gjatë seancës parlamentare në Kuvend. Mbledhja u drejtua nga Taulant Balla, pasi kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiez të Ukrainës.