Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit D. Anglia ka mundur minimalisht Çekinë dhe ka marrë vendin e parë në grup.
Rahim Stërling zhbllokoi shifrat në minutën e 12. Pasi sulmuesi i Mançester Sitit goditi shtyllën, në rastin e dytë përfitoi nga krosimi i bukur i Grealish, duke shënuar me kokë në shtyllën e dytë.
Në ndeshjen tjetër, Kroacia ka bërë paqe me Skocinë, duke i mbyllur këto 45 minuta në barazim 1-1. Për ballkanasit autor i golit ishte Nikola Vlasiç.
Kroatët tregohen cinikë, shënojnë me daljen e dytë përpara. Pas një krosimi në zonë, Perisiç ul bukur një top me kokë për Vlasiç.
Kur mendohej se pjesa e parë, do të mbyllej me fitoren e ekipit të Zlatko Daliç, skocezët barazuan shifrat në minutën e 42 me Kollum Mekgregor.