Policia bën me dije se ditën e sotme kanë përfunduar në pranga 7 persona.
Raportohet se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 19:30, Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara.
Si rezultat i kontrolleve me radar, policia njofton se janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
4 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 64 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 187 për përdorim të celularit, 43 për shkelje të semaforit, 44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 540 për parkime të gabuara.
Gjithashtu nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.