E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

“Performancë e dobët”/ Ambasada shqiptare në Athinë reagon pas vendimit të Cakajt

Ambasada shqiptare në Athinë, ka reaguar për herë të parë për shkarkimin e ambasadores aktuale Ardiana Hobdari. E pyetur nga BalkanWeb, në një reagim zyrtar ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme apo ndonjë institucion tjetër. Në reagimin në fjalë thuhet se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e ambasadorëve, është e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm.

“Përshëndetje. Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e ambasadorëve, është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Me respekt, Ambasada e RSH Athinë”, shkruhet në reagim.

Një ditë më parë, Cakaj shkarkoi ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, dhe disa zyrtarë të tjerë, pas ankesave të shumta nga emigrantët. Sipas mediave greke, Hobdari është përfshirë në çështjen e humbjes së 100 pasaportave diplomatike një vit më parë, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2019.

Sakaq, Luela Hajdaraga është propozuar nga Ministri për Punët e Jashtme Gent Cakaj, si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.

Hajdaraga është vajza e ish-ministrit socialist, Luan Hajdaraga, i cili e mbajti këtë post gjatë kohës së qeverisjes së Fatos Nanos. Ish-ministri është ndarë nga jeta pak kohë më parë, për shkak të një sëmundje të rëndë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...