Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Perëndimi ta trajtojë Rusinë e Putinit për atë që është: Një regjim autokratik

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
‘Po përgatitet e 3-ta’, Putin: Vaksinimi i popullatës fillon në fund të vitit

Nga Garry Kasparov “CNN”

Në një seri ngjarjesh të afta të habisnin dhe analistët veteranë të Rusisë, kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni gati u vra me një agjent të rrallë nervor, para se të dilte nga koma dhe të rrëfente detajet e komplotit ndaj tij.

Sado e bujshme që të jetë kjo ngjarje, ne duhet të përqendrohemi në tablonë më të madhe: nën drejtimin e Vladimir Putin, Rusia është bërë një regjim diktatorial përgjegjës, me gjithë mohimet e tij me zë të lartë, për një listë në rritje krimesh makabre.

Nëse i shtoni vrasjet politike brenda dhe jashtë vendit – disa me armë kimike të ndaluara nga konventat – pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainën fqinje, dhe një fushate sulmesh kinernetike ​​të papara kundër Shteteve të Bashkuara, është e qartë se Putin është bërë më i guximshëm dhe më i rrezikshëm se kurrë më parë.

Komploti kundër Navalnit ishte shumë i pacipë, dhe u zbatua në një mënyrë shumë amatore.

Kur u arrestova për herë të parë dhe u burgosa për 5 ditë në vitin 2007, pasi udhëhoqa një marshim pro-demokracisë në Moskë, unë mora disa masa mbrojtëse paraprake.

Refuzova të ha apo të pi ndonjë gjë që ma jepnin autoritetet e burgut, duke këmbëngulur që ata t`a lejojnë nënën time që të më sillte ushqime. Disa nga kolegët e mi e cilësuan si të çuditshme sjelljen time. Edhe vetë Navalni në një nga intervistat e tij të fundit e pranoi këtë gjë.

“Mbaj mend, që kur Kasparov u arrestua për herë të parë nuk hëngri asgjë sepse kishte frikë se mos e helmonin. Dhe të gjithë ne qeshnim me të! Menduam se ai ishte paranojak”.

Ndërsa sot, ai nuk po qesh më. Sigurisht, edhe sot unë jam i kujdesshëm dhe bëj çmos që të minimizoj rreziqet për jetën.

Unë nuk pi çaj me njerëz të panjohur, nuk fluturoj me kompaninë ajrore shtetërore ruse “Aeroflot”, dhe nuk shkoj në asnjë nga vendet ku Putini mund të jetë në gjendje të ushtrojë presion ndaj autoriteteve lokale për t’i bërë atij një nder. Por në një botë ku kriminelët qëndrojnë pa u ndëshkuar, askush nuk është i paprekshëm.

Putini, që ka punuar si oficer i KGB para hyrjes në politikë, deklaroi dikur se “nuk ekziston të qenit një ish-agjent i KGB”. Ndërsa ai i ka dhënë gjithmonë prioritet shërbimeve të sigurisë gjatë 2 dekadave të tij në pushtet, de-motivimi brenda agjencisë së inteligjencës ruse është më se i qartë, ndërsa vendi po ngec nën diktaturën e ngritur prej tij.

Morali është i ulët, në korridoret e pushtetit ka një luftë të fortë bërrylash, dhe vazhdimisht rrjedhje informacioni. Atentati ndaj Navalnit nuk do të çojë në arrestimin e askujt, dhe kjo gjë mund të rrisë shanset që ai të shënjestrohet sërish me një metodë më pak delikate.

Vetë Putini ishte mospërfillës si zakonisht, duke refuzuar t`a përmendte Navalnin me emër kur u pyet për rastin. Ai e mohoi helmimin, duke thënë “Nëse agjentët e FSB-së do të donin, ata do t`a kishin përfunduar misionin e tyre”. Madje Putin akuzoi agjencitë amerikane të inteligjencës për mbështetjen e Navalnit, gjë që fatkeqësisht nuk ka të ngjarë të jetë e vërtetë.

Duket se pozicioni i vetëm i qëndrueshëm i Presidentit Donald Trump gjatë 4 viteve të fundit, ka qenë besnikëria e tij ndaj Putinit. Edhe përballë njërit prej sulmeve kibernetike më të këqija në historinë e SHBA, Trump ka refuzuar ta etiketojë Rusinë si fajtore, edhe kur vetë Sekretari i tij i Shtetit tha:“Ne mund t`a themi me siguri se ishin rusët që u morën me këtë aktivitet”.

Njerëzit e Putinit janë të ngathët në punën e tyre, pasi u lejohet të jenë të tillë. Ashtu si shefi i tyre, ata nuk kanë frikë nga asnjë pasojë. Putini mund të dëbojë të gjitha mediat e huaja në Rusi dhe të zvogëlojë rreziqet e ndonjë ekspozimi të mëtejshëm, por ai thjesht nuk e sheh të nevojshëm këtë hap.

Ai u kap sërish në faj për një atentat, e pastaj çfarë? Në vitin 2006, ish-oficeri i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse Aleskandër Litvinenko u vra me një helm radioaktiv në Londrën qendrore, ndërsa qeveria britanike e zvarriti hetimin për vite me radhë.

Në vitin 2015, lideri i shquar i opozitës ruse Boris Nemcov u qëllua për vdekje pranë Sheshit të Kuq, një nga zonat më të mbikëqyrura në Rusi. Por në gjyqin ndaj një vrasësi që autoritetet e paraqitën si të tillë, nuk u paraqit asnjë provë video.

Në vitin 2018, agjentët rusë përdorën të njëjtën toksinë, Novichok, të përdorur edhe ndaj Navalnin, për të helmuar një shënjestër në Angli dhe një tjetër në Berlin. Megjithatë, Gjermania është ende duke ecur përpara me projektin e madh të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që është aq i dashur për Putinin.

Ndërkohë, administrata Trump po u dërgon një mesazh të qartë të gjithë despotëve, ndërsa po konsideron dhënien e imunitetit ligjor për princin e kurorës saudite Muhamed bin Salman, që sipas CIA-s urdhëroi vrasjen e tmerrshme të gazetarit saudit Xhamal Kashoxh.

Teoria e dyshimtë se globalizimi dhe lidhjet më të ngushta ekonomike do të liberalizojnë në mënyrë të pashmangshme diktaturat, është hedhur poshtë shumë herë. Ne e shohim këtë me Xi Jinping në Kinë, që është bërë më autoritar dhe agresiv që kur SHBA-ja e mirëpriti Kinën në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Angazhimi me ta i botës demokratike, e forcon ndjenjën e tyre të mosndëshkimit. Duke shtypur të gjithë kundërshtimin e brendshëm, ata mendojnë se nuk kanë pse të frikësohen nga udhëheqësit e tjerë të botës. Diktatorët, demagogët dhe autokratët aspirues e shohin njëri-tjetrin me kujdes, duke vlerësuar se si udhëheqësit e botës së lirë reagojnë ndaj lojërave të tyre të pushtetit.

Kur një disident vritet pa pasoja, kjo shihet si një leje që liderët e tjerë autoritarë të sillen në të njëjtën formë. Rusia dhe disa oligarkë të Putinit, janë tashmë objekti i sanksioneve perëndimore, që prej pushtimit të vitit 2014 të Ukrainës Lindore dhe aneksimi i Krimesë.

Por këto sanksione janë thjesht një shuplakë e lehtëshpinë, dhe është e qartë që ato nuk shkojnë aq larg sa duhet. Rusia duhet të dëbohet nga institucionet ndërkombëtare që ajo i shfrytëzon dhe injoron, sikurse është INTERPOL. Moskës i duhet bërë e qartë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve,derisa Putini të zhduket nga skena politike.

Ndërsa presidenti i zgjedhur Xho Bajden po përgatitet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, ai duhet të bëjë një deklaratë të fortë se Shtetet e Bashkuara janë edhe një herë gati t`a udhëheqin botën e lirë, dhe se nuk do të tolerojnë më veprimet e Rusisë, ndryshe nga paraardhësi i tij Trump.

Ka ardhur koha që Rusia e Putinit të trajtohet si një regjim autokratik, një rekomandim që nxitem ta bëj vazhdimisht pas çdo atentati, çdo sulmi dhe çdo krimi. Unë mund të lodhem duke përsëritur veten time, por Putini nuk lodhet asnjëherë nga krimet që ka ndërmend të kryejë.

Shënim: Garry Kasparov, është kryetari i Nismës së Rinovimit të Demokracisë dhe Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, dhe ish-kampion botëror i shahut.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/12/25/opinions/putin-russia-navalny-poisoning-cyberattack-kasparov/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: europa perendimoreregjim autokratikrusivladimir putin

TË LIDHURA

E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det
Bota

E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

17:07 | 16/06/2025
Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit
Bota

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

12:22 | 16/06/2025
NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Bota

NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

11:53 | 16/06/2025
Next Post
Luajti kundër Ronaldos, por Uzuni sërish nuk do përballet me Mesin

''Kam qarë shumë''/ Rrëfehet Mesi: Mund të largohem nga Barcelona

Video/ Shpërthen vullkani Otake në Japoni

Video/ Shpërthen vullkani Otake në Japoni

Ministri i Jashtëm turk: Gylenistët janë të rrezikshëm për Kosovën

Ministri i Jashtëm turk: Gylenistët janë të rrezikshëm për Kosovën

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Moti bën kthesën e papritur për nesër
Moti

Moti bën kthesën e papritur për nesër

by mirseda
17:15 | 16/06/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti...

Tërmet i fortë në Itali, epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

17:11 | 16/06/2025
E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

E frikshme në Greqi, helikopteri me turistë rrëzohet në det

17:07 | 16/06/2025
Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

Opozita nis pushimet, PSD i hap rrugë socialistëve për projektligjin e rëndësishëm

17:05 | 16/06/2025
Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

Vllaznia “përplaset” me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”

16:43 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com