E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ministri i Jashtëm turk: Gylenistët janë të rrezikshëm për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës rreth luftës kundër organizatës terroriste FETO duhet të vazhdojë.

Çavuşoğlu në lidhje me praninë e FETO-s në Kosovë tha se ka pasur disa hapa që Kosova ka ndërmarrë në të kaluarën, ndaj dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë, shkruan Anadoly Agency.

Sipas tij, Turqia nuk dëshiron ta shohë në një vend vëllazëror praninë e një organizate terroriste që ka kryer tentativë për grusht shteti në vend.

“FETO me praninë e saj në Kosovë ndoshta nuk mund të dëmtojë shumë Turqinë por është një kërcënim dhe rrezik shumë serioz për Kosovën. Duhet të nxirret ky strukturim nga Kosova. Ne gjithashtu e dimë se nuk është aq e lehtë kjo. Sepse, ashtu si në Turqi, ne po shohim se kanë infiltruar në të gjitha institucionet nëpërmjet arsimit, ashtu si në Turqi. Nga ana tjetër, ne e dimë disa shtete janë duke e mbështetur këtë rrjet, këtë organizatë terroriste, kjo nuk është sekrete.

Por, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Ne sot, jemi duke mbështetur Kosovën me sfidat tjera të cilat po përballet. Në lidhje me tjerët mund të gjendet zgjidhje sot, nesër por nëse sot nuk merren masa ndaj kësaj organizate terroriste, kam frikë se nesër do të jetë shumë vonë. Ato që kanë ndodhur në Turqi, sot edhe një herë ia shpreha zonjës ministre. Gjithashtu u shpreha edhe në lidhje me pritjet tona”, tha Çavuşoğlu.

Duke theksuar se ndihma humanitare dhe zhvillimore e Turqisë do të vazhdojnë në Kosovë, Çavuşoğlu tha se vlera totale e projekteve të TIKA-s në vend deri më tani ka shkuar në mbi 100 milionë dollarë.

Lexo edhe :   15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova
Lexo edhe :   Gjashtë viktima nga Covid, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë

“Turqia gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 i ka siguruar dy herë ndihma mjekësore Kosovës vëllazërore”, tha Çavuşoğlu duke potencuar se me homologen e tij kanë diskutuar se si mund të bashkëpunojnë në lidhje me vaksinën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...