Ish-kryeministri Berisha ka vënë me ‘shpatulla pas murit’ ministrin Lleshaj, lidhur me ndalimin e një të moshuari, ku në protestën e opozitës hipi sipër skelave të Kryeministrisë.
Por qytetarët nuk kanë duruar dhe i janë kundërpërgjigjur me ofeza. Komentuesit të cilët i shkruajnë në faqen e tij zyrtare në Facebook, i kujtojnë faktin se ndryshe nga Rama, ai do e kishte vrarë nëse do i ishte afruar derës së Kryeministrisë.
Po kështu, një tjetër qytetar i ka kërkuar që të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga Kuvendi. Postimet e njëpasnjëshme janë vënë re imtësisht nga ana e qytetarëve, të cilët i thonë se ai e ka humbur arsyen. Në morinë e akuzave, një komentues thotë se godina e Kryeministrisë nuk është pronë e askujt, e ndërsa turpi i ngelet opozitës e jo qeverisë.