Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetja Majlinda Bregu, duke dale nga nje mbledhje te Keshillit te Sigurise Kombetare, ku eshte diskutuar pergatitja e dokumentit te ri te Strategjise se Sigurise Kombetare.

Opozita deri tani kishte treguar se ishte e bashkuar në kërkesat e saj dhe vepronte në unanimitet, pavarësisht zërave, se funksionarë të lartë të PD-së bojkotonin kryetarin Basha. Deri tani kishim parë vetëm bojkotin e këtyre funksionarëve, duke mos marrë pjesë në çadër, por jo të dilnin publikisht hapur, përveç Jozefina Topallit. Deputetja Majlinda Bregu, me qëndrimin e saj kundër Bashës, i bashkëngjitet qasjes politike të  Topallit. Reagimi i Bregut vjen kur kanë mbetur vetëm 48 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve në 18 qershor. Me sa duket durimi i saj përfundoi kur të gjithë numërojnë ditën e 73-të të protestës së “opozitës së bashkuar”. Deputetja Bregu është shprehur se vendimi për bojkot nuk është marrë pas një debati real në parti, por vetëm nga një individ. Ndërkohë Bregu ka thënë se PD dhe opozita duhet të hyjë në zgjedhje.

Pas postimit të Bregut përgjigjet me një tjetër status ish-kryetari i bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda, i cili i bën thirrje Bregut t’i bashkohet PDIU-së nëse do. Guda shkruan në Facebook: “Majlinda Bregu, PD do hyjë në zgjedhje, pa Edin tënd kryeministër, dhe pa ty nëpër këmbë! Shko në të Mesilës a në të Qifes po do!”

Ja statusi i plotë i deputetes

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë, mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm, sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.

Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit, që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hiç për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxori refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gjë pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve, stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për t’u dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar.

Unë nuk besoj se Edi Rama, që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër veç asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!
Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

Dhe ju siguroj, të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zëri im sot mund të duket një zë në shkretëtirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.

Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën, duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më, sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!

Dhe unë jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht, nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik për çdo paudhësi më të madhe!

Tags: breguPDproteste

TË LIDHURA

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile
Aktualitet

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta
Aktualitet

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

13:36 | 31/05/2025
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit
Politikë

Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit

13:34 | 31/05/2025
Next Post
Tiranë, Bashkia nis ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi ndryshe

Tiranë, Bashkia nis ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi ndryshe

BSH: Rritet rezerva valutore e vendit me mbi 150 milionë euro

BSH: Rritet rezerva valutore e vendit me mbi 150 milionë euro

“South Outdoor Festival”, promovim i zonave turistike

"South Outdoor Festival”, promovim i zonave turistike

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

by mirseda
14:02 | 31/05/2025
0

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën...

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

13:58 | 31/05/2025
Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

13:52 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

13:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com