Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përballja Rama-Meta në Kushtetuese për Cakajn/ Gjykata jep vendimin

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta i ‘përvishet’ Ramës: Unë punoj me letra, s’merrem me thashetheme

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për përplasjen ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, lidhur me kompetencat e këtij të fundit për emërimin e ish-Ministrit të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Kushtetuesja vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës, teksa bëri të ditur se ka kërkuar pushimin e çështjes ndërmjet tij dhe Metës.

Sipas Kushtetueses, kompetenca për emërimin apo shkarkimin e një ministri, ndahet midis 3 organeve, të cilat janë Kryeministri, Presidenti, dhe Kuvendi. Ndër të tjera, në vendim thuhet se procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

VENDIMI

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri, VENDOSI:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në vitin 2019, kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Ditmir Bushatit, Gent Cakajn, dhe emri u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta.

Por, Kreu i Shtetit ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për këtë detyrë. Për shkak të kësaj përplasjeje me Metën, Rama mbajti edhe postin e Ministrit të Jashtëm edhe të Kryeministrit, ndërsa Cakaj u quajt “ministër i deleguar”, por jo me peshë ligjore.

Tags: edi ramaGjykata Kushtetueseilir metakompetencaperplasje

TË LIDHURA

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen
Aktualitet

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

15:14 | 10/02/2026
Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës
Aktualitet

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën
Aktualitet

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

14:55 | 10/02/2026
Next Post
Zgjedhjet në PD/ Nazarko: Shehaj e vë në pozitë të vështirë Bashën

Zgjedhjet në PD/ Nazarko: Shehaj e vë në pozitë të vështirë Bashën

Mediat greke: Alpha Bank ka nxjerrë në shitje degën e saj në Shqipëri

Mediat greke: Alpha Bank ka nxjerrë në shitje degën e saj në Shqipëri

Infektimet nga Covid-19/ Rama përplaset me ministrin gjerman të Shëndetësisë

Infektimet nga Covid-19/ Rama përplaset me ministrin gjerman të Shëndetësisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen
Aktualitet

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

by mirseda
15:14 | 10/02/2026
0

Ministri i Mjedisit: Dy mënyra për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme në Durrës Ministri i Mjedisit, Sofjan...

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

15:04 | 10/02/2026
Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

14:55 | 10/02/2026
Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

14:47 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com