Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Përballja e Bashës, e vështirë”, Malltezi: Zgjidhja, një aleancë antimafie

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Përballja e Bashës, e vështirë”, Malltezi: Zgjidhja, një aleancë antimafie

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PD-së, paralajmëron krijimin e një aleance të gjerë antimafie, e cila sipas tij, do i tregojë vendin Edi Ramës. Malltezi thotë për “Gazeta Shqiptare”, se kjo aleancë do t’u kthejë shpresën shqiptarëve. Malltezi e konsideron të vështirë përballjen e Lulzim Bashës me pushtetin e lidhur me krimin, por sipas tij, ia doli të ndërgjegjësojë shqiptarët se qeverisen nga një bandë kriminelësh, që kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Anëtari i kryesisë së PD-së shpreh besimin e plotë se opozita e bashkuar do të jetë fituese nëse zhvillohen zgjedhje të lira dhe të barabarta. Malltezi tregon se Edi Rama qëndron ende në pushtet pasi paratë e drogës blenë prokurorë, gjyqtarë, diplomatë, madje edhe njerëz që deri para disa muajsh ishin pjesë e PD-së.

Z. Malltezi, një verë pa pushime për demokratët, për cilat arsye?

Situata ekonomike dhe politike në vend është e rëndë. Edhe drejtorët e Edi Ramës po bëjnë letrat për t’ia mbathur, pra ka humbur shpresa për përmirësim të gjendjes aktuale në vend. Dhjetëra konflikte civile po e lodhin popullin. Nga konfliktet me banorët tek “Astiri”, te konflikti me artistët për të vjedhur tokën e Teatrit Kombëtar, te pasiguria në rrugë, rikthimi te kanabisi, trishtim për vendin.

Cila është sipas jush, rruga më e mirë që e nxjerr vendin nga situata e rëndë politike?

Zgjedhje të reja, vendore dhe të përgjithshme me këputjen e fijeve të politikës me mafien, trafikantët e drogës dhe banditët në përgjithësi.

Si mund t’i shkurtohen ditët qeverisë “Rama”?

Përballje nëc cdo lagje, përballje në çdo rrugë, përballje në çdo dyqan me të keqen.

Protestat nuk e rrëzuan Edi Ramën nga pushtetit, ai është prapë aty, ndërkohë që opozita pritet të rinisë protestat në shtator. Mendoni se këtë herë do të japin efektin e duhur?

Së pari, protestat i hoqën Ramës maskën e normalitetit. U tregua qartë që kishte ardhur në pushtet përmes parave të drogës dhe përdorimit të banditëve në bashkëpunim me të gjithë strukturën shtetërore, përfshi policinë, që janë dhunime të Kushtetutës. Dhe asnjë nga këta banditë nuk janë prapa hekurave, se i mbron kryebanditi me imunitet. Që këtu legjitimiteti u ka rënë, pavarësisht përpjekjeve të disa diplomatëve që paguhen ose nga Soros, ose nga paratë e drogës që të mbrojnë këtë që nuk mund të mbrohet. Së dyti, se sa mbështetje ka Rama, kjo u pa qartë në zgjedhjet e fundit ku morën pjesë veç 15% e popullsisë, shumë prej të cilëve të detyruar me forcë të merrnin pjesë përmes kërcënimeve të kundraligjshme me heqjen nga puna. Gjithsecili duhet të bëjë pjesën e tij të shpjegimit te qytetarët, a janë dakord ata që Rama të përdorë ca kukulla për të përlarë 120 milionë euro për kinse ‘checkup’, 178 milionë euro për 3 djegës plehrash, 110 milionë euro për dializën, 100 milionë euro për sterilizime, 300 milionë euro për 17 km rrugë fushore, etj. Po ashtu, banorëve të Tiranës duhet t’i sqarojmë që ndonëse ka 3 vjet që rriti çmimin e ujit me 44% dhe premtoi ujë 24 orë, tani nuk kemi as ujë më shumë dhe vjen si ujë kanali i ndotur në shumë pjesë të Tiranës. Ose, sipas Bankës Botërore, Tirana ka 30 taksa, ndërsa rajoni veç 9. Ose, fakti që Rama-Veliaj i japin 80 milionë euro tendera Fushës dhe ky u paguan faturat e hotelit nga 908 euro nata zyrtarëve përkundrejt ryshfetit! Janë shumë fakte të rënda që nuk ka asnjë socialist të ndershëm që i kapërdin dot, ndaj dhe mbështetja për Edi Ramën ka zbritur nën 15%. Nëse do ndërgjegjësojmë të gjithë opinionin me këto fakte të rënda dhe nëse do jemi të sinqertë që këto batërdira nuk do lejohen, por përkundrazi do të ndëshkohen, do krijohet një aleancë shumë e gjerë antimafie, që do i tregojë vendin Edi Ramës.

Opozita kërkon dy palë zgjedhje njëherësh, parlamentare dhe lokale. Kur janë menduar ato dhe si mund të realizohen këto zgjedhje kur Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllë mandatin e tij në 2021-shin?

Mandati i Edi Ramës ka përfunduar qysh para 3 muajsh, kur “Bild” tregoi qartë se si i ka blerë zgjedhjet Rama me para droge, me banditë të lidhur me ministrat e tij dhe kryetarët e tij të bashkive. Mafia nuk bën asgjë tjetër më shumë se kaq. Blen, korrupton dhe shtrëngon qytetarët me mënyra të paligjshme. Rama është ilegjitim dhe zgjedhjet farsë me kamikazët e KQZ-së janë gjithashtu ilegjitime.

Nëse zgjedhjet bëhet brenda vitit, është e gatshme opozita t’i fitojë ato?

Padyshim që sot jemi shumicë dhe do të triumfojmë bindshëm. Me gjithë angazhimin total të Edi Ramës në fushatën e paligjshme me frikësim, presione me vendet e punës, kërcënime ndaj bizneseve etj., veç 15% e qytetarëve morën pjesë, ndonëse edhe aty mijëra e shënuan haptazi se janë detyruar me mënyra antiligjore.

Kushdo mendon se këtë qeveri me skandale, lidhje me krimin dhe korrupsionin, opozita duhej ta kishte rrëzuar me kohë. Pse nuk mund ta bëjë këtë PD-ja? Qeveria “Rama” ka marrë rrokullisjen, por sërish mbahet në pushtet. Pse kaq i vështirë rrëzimi i saj…?

Përgjimet e “Bild” na treguan që Rama ka ardhur në pushtet nga krimi dhe mafia. Rama ndërkohë ka pushtuar çdo pushtet të pavarur dhe nuk kemi shtet ligjor. Nuk kemi gjykata, ndërsa prokurorinë e ka nën urdhër. Nuk është arrestuar asnjë bandit që doli nga përgjimet e “Bild”. Nuk është arrestuar asnjë anëtar i KQZ-së që shkeli ligjin. Pra, Rama vjen nga krimi dhe pastaj bëhet mburojë e krimit. Nëse do të kishte vepruar prokuroria ndaj krimeve zgjedhore dhe ndaj korrupsionit galopant me 178 milionë euro për 3 djegës që nuk dihet çfarë janë, me biznesmenë që përlajnë 80 milionë euro dhe pastaj u paguajnë faturat nga 900 euro nata në hotelet e luksit zyrtarëve, kjo qeverisje do të kish rënë me kohë.

Por duket sikur kryeministri ka dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve…

Rama gëzon mbështetje nga disa diplomatë që janë këtu dhe shijojnë paratë e drogës (nga ata diplomatë që bënin dëshmitarin e rremë dhe thoshin që Shqipëria ka luftuar drogën në kohën kur Balili ishte drejtor transporti në Sarandë dhe Habilajt bënin 5000 faqe përgjime trafik droge me makinën e ministrit të kohës), ose diplomatë të huaj që i shërbejnë Soros në vend të shtetit ligjor dhe pastaj Soros lobon me 10 milionë dollarë për këta diplomatë. Fatkeqësisht këta nuk janë njerëz të lirë, por të kapur dhe nuk mbrojnë parimet e shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, që nuk vihen në dyshim në vendet e tyre.

Vetë PD-ja është solide brenda saj në betejën për largimin e Edi Ramës nga pushteti?

Padyshim, PD-ja është solide në rrëzimit e kësaj bande nga pushteti. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar kanë qenë unanime në vendimin për përdorimin e çdo mjeti për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Rama bleu disa hallexhinj përmes ryshfeteve dhe tenderave, por duke blerë me para të pista njerëz që në politikë ishin për të bërë plaçkë, Rama mori mbi vete çdo pisllëk të mbetur në politikë.

Si e shikoni drejtimin e opozitës nga Lulzim Basha në përballjen me mazhorancën e majtë?

Ka pasur një përballje të vështirë për shumë faktorë. Para droge pafund janë përdorur për të blerë prokurorë dhe diplomatë, deri edhe njerëz që ishin në PD deri pak muaj më parë. Nëse do arrijë të krijojë aleancë të gjerë antimafie për rikthimin e shpresës te shqiptarët, do jetë një shërbim madhor për vendin. Ka komente të ndryshme, por psh., ligji i Dekriminalizimit të cilin në fillim e përqeshën po jep rezultate dhe u tregoi shqiptarëve se Rama kishte futur 19 banditë si deputetë parlamenti dhe tani edhe në votimet moniste i vetëm, prapë Rama futi banditë për kryetarë bashkish. Pra, disa përballje parlamentare që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur mediatike po i shërbejnë vendit dhe po tregojnë qartë se Rama nuk vjen dot në pushtet pa banditët dhe paratë e drogës dhe korrupsionit.

Sipas jush, ka ardhur koha që z.Basha të ulet në bisedime me mazhorancën, apo duhet vijuar beteja bashkë me qytetarët për largimin e kryeministrit?

Nuk ka pse njëra të përjashtojë tjetrën, por mendoj që sensibilizimi i qytetarëve mbi zezonat që kanë pllakosur vendin do jetë faktori më kryesor i suksesit të Shqipërisë ndaj mafies në pushtet. PD-ja tani nuk ka asnjë pushtet, të gjitha i ka kapur Edi Rama, por a është vendi më mirë apo më keq? Shpresa e humbur edhe te drejtorët e Ramës është treguesi më i qartë i gjendjes së vendit. /Gazeta Shqiptare

 

Tags: bashaMalltezipushtetirama

TË LIDHURA

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj
Aktualitet

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë
Aktualitet

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

08:16 | 14/07/2025
Next Post
Zbardhet porosia e Bashës pas mbledhjes së strukturave të PD-së

"Turp i paparë", ish-anëtari i PD-së ‘kryqëzon’ Bashën

Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Arritja më e madhe e Ramës është përmendja, paçka ç’po ndodh me anti-informalitetin

Nuk pranonte ndarjen, burri masakron me thikë gruan 34-vjeçare

Nuk pranonte ndarjen, burri masakron me thikë gruan 34-vjeçare

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja
Showbizz

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

by mirseda
08:31 | 14/07/2025
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar planet e saj televizive për sezonin e ri, duke konfirmuar...

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com