Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për zotërit e Sigurimit, që janë uzurpatorët e demokracisë në Shqipëri

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shqipëria në drejtim të gabuar”, Meta: Koha për të përveshur mëngët

Nga: Mero Baze

Nuk dua të debatoj me ata që vënë në dyshim faktin që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Do të më mjaftonte fytyra e Ilir Metës dhe përpëlitjet e tij për të shantazhuar viktimat që ka spiunuar, për t’i dhënë fund këtij debati.

Një njeri i papërzier me Sigurimin e Shtetit, është i qetë kur e akuzon dhe të çarmatos me qetësi, duke thënë vetëm një fjalë të vetme mohuese. Nuk ka nevojë të mendohet 24 orë, të shkojë të kërkojë ku fshihet një ish-drejtor tenderësh në Lushnjë, që po ashtu e ka bërë jo vetëm viktimë të tij, por dhe ushtar të sigurimit dhe më pas të flasë përçart. Për më tepër kam parë dhe dëgjuar privatisht më shumë se sa publiku për këtë histori.

Ajo që duhet të debatojmë pas kësaj është, përse për tridhjete vjet Shqipëria është dominuar nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe kush është garanti i Sigurimit të Shtetit në demokraci që ua ka garantuar karrierën dhe majën e piramidës shtetërore këtyre njerëzve.

Në historinë e Ilir Metës bien në sy dy gjëra:

Së pari, personazhi nuk është viktima e rëndomtë e ingranazhit makabër të regjimit diktatorial, nuk është një ish- i persekutuar, që e kanë rekrutuar në burg, apo ndonjë fatkeq i shantazhuar në internim. Personi në fjalë është një i ri ambicioz që i është dorëzuar me vetëdije Sigurimit të Shtetit, duke e konsideruar atë akt, si një hapje dere për karrierë politike.

Si i tillë, ai është gjendur në çdo moment të rëndësishëm të historisë sonë, në fillim duke i shërbyer Sigurimit e më pas duke i shërbyer Sigurimi atij. Ai gjendej atje ku shoku i klasës fliste për arratisje, gjendej në stadiumin e Kavajës, si telekronist “me aparate” kur gjëmonte stadiumi “poshtë komunizmi”, gjendej më 10 Dhjetor në zyrën e Ramiz si pjesa garante e studentëve që ishin me regjimin, dhe më pas- 30 vite radhazi, në parlament, qeveri dhe presidencë.

Për tridhjet vjet, ai ka dominuar skenën politike shqiptare duke marrë gjithçka që politika mund t’i japë një njeriu, dhe në momentin kur zbulohet historia e tij e neveritshme, është më i vendosur se kurrë për ta vazhduar misionin e tij.

Në këto tridhjet vjet, Ilir Meta është përfolur për çdo mynxyrë mbi këtë dhé, që nga vjedhja e floririt të shtetit, ortakëria me grupet e trafikut kriminal, korrupsioni flagrant, vrasja e bashkëpunëtorëve të afërt apo e kundërshtarëve politikë etj. Ilir Meta ka dalë gjithmonë pa lagur nga çdo furtunë e suferinë.

Në luftën për mbijetesë dhe ngadhënjim Ilir Meta ka mposhtur politikën ( kundërshtarët dhe aleatët, edhe kur këta ndërronin vendet me njëri-tjetrin), ka mposhtur shtetin, ka mposhtur drejtësinë. Sa më shumë i ka bërë dëm shtetit ligjor dhe demokracisë, aq më shumë është ngjitur në qafën e tyre.

Shumë nga këto aftësi janë personale dhe fryt i pafytyrësisë dhe karakterit të tij, por kjo është dhe më keq akoma, pasi tani identifikohet dhe mbivendoset si meritë e Sigurimit të Shtetit që e futi dhe e mbajti në lojë për 30 vjet.

Në një shoqëri post diktatoriale, nuk ka asnjë forcë që të të japë një privilegj kaq të madh, përveç forcës që të jep qenia spiun i Sigurimit, i kapur dhe i inkuadruar pazgjidhshmërisht në mekanizmin okult që kontrollon pushtetin dhe levat e tij, institucionet, median dhe shoqërinë civile.

Ilir Meta ka bërë këtë karrierë mahnitëse, sepse ka qenë i mbrojtur dhe i promovuar nga zotëruesit e dosjes së tij, po ashtu sigurimsa, të cilët e kanë dashur Ilir Metën në majën e pushtetit, si njeriun e tyre besnik, të palëkundshëm dhe të shantazhueshëm vetëm prej tyre.

Zotëruesit e dosjes së tij e kanë promovuar, kandiduar e votuar, e kanë drejtuar e mbrojtur, kanë bërë betejë me të dhe për të, sikurse kanë përfituar prej tij. Pushteti i Ilir Metës- spiun i Sigurimit të Shtetit ka qenë po aq pushteti i tyre. Dhe mos mendoni se Sigurimi i Shtetit pas vitit 1990, ishte ai operativi i lodhur që ka rekrutuar Ilir Metën dhe më pas e lanë pa punë.

Pas vitit 1991, shefi i Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ishte Sali Berisha, zotërues i dosjeve, përdoruesi i madh i tyre dhe shantazhuesi i madh i klasës politike shqiptare me to. I mbante ato në zyrë, mbi tavolinë, për çdo kundërshtar të tij, përfshi dhe njerëzit e partisë së tij. Karriera e Ilir Metës është pazgjidhshmërisht e lidhur me këtë mekanizëm dhe me këtë njeri.

Zotërit e Sigurimit të Shtetit nuk janë më fanatikët e Diktaturës, nuk janë më njerëzit e pashpirt që për besnikëri ideologjike ishin gati të vrisnin e groposnin kundërshtarët.

Në Shqipëri, si kudo në vendet e ish-kampit sovjetik, zotërit e Sigurimit janë uzurpatorët e demokracisë, njerëzit që manipulojnë dhe deformojnë vullnetin popullor, ata që keqpërdorin njerëzit e pushtetit për korrupsion, përvetësim dhe grabitje të pasurive publike, ata që vrasin dhe groposin të mirën e përgjithshme dhe shpresën për prosperitet. Arma e tyre më e dashur janë spiunët e Sigurimit, më i dashuri prej tyre, Ilir Meta, sepse është më i suksesshmi në politikë.

Së dyti, publikimi i faktit për Ilir Metën ka zbuluar duke nxjerrë në vijën e parë të frontit në mbrojtje të tij, një numër personazhesh të politikës dhe të medias, të cilët në tërësi kanë një tipar dallues: qenien spiunë të deklaruar ose të përfolur të Sigurimit të Shtetit, ose qenien në shërbim të plotë të këtyre të fundit.

I vetmi që është trembur se mos Ilir Meta dyshon se ka shitur dosjen është Sali Berisha dhe ai ka hedhur në sulm gjithë taborët e veta duke përfshirë dhe vetën për ta quajtur dosjen shpifje. As Ilir Meta s’e ka bërë deri tani këtë. Deri tani ai po përpiqet të përdorë viktimat e veta ta relativizojnë.

Sali Berisha është hedhur në sulm, të mos krijojë dyshimin se ka shkelur kodin e mafies së Sigurimit të Shtetit dhe ka tradhtuar njeriun kyç të tij. Ai po bën çfarë është e mundur të duket besnik i Ilir Metës në këto momente. Por ai e di pse e bën këtë, ndryshe nga të tjerët të sërës së tij, që mendojnë se e kanë detyrë ta mbrojnë.

Berisha njihet publikisht si zotëruesi i dosjeve të sigurimit dhe si shantazhuesi numër një i të gjithë spiunëve me jetë publike aktive në Shqipëri. Që të kontrollojë dhe përdorë spiunët, Berisha ka nevojë që t’i pastrojë publikisht ata. Ai sot është në një aleancë formale të hekurt me Metën, gjë që e bën dorëzaninë e Berishës të lexohet logjikisht si “provë” për fajësinë e Metës.

Certifikata e lëshuar nga Berisha është certifikatë pisllëku, jo pastërtie, por Meta nuk e ka luksin ta refuzojë atë, jo vetëm sepse Meta është në hall e ka nevojë për ndihmë, por edhe sepse e ka Berishën padron.

Edhe refuzimi/ bishtnimi i eksponentëve politikë për të mbajtur qëndrim rreth këtij skandali të pashembullt për nga përmasa, nuk shpjegohet ndryshe, përveçse me veneracionin, adhurimin ose frikën ndaj kësaj force okulte, ca më keq me vetëdijen për rolin determinant të zotërve të Sigurimit ndaj karrierave politike në Shqipëri.

Ilir Meta- spiun i Sigurimit të Shtetit nuk është një kuriozitet veror. Ilir Meta- spiun është provë dhe shpjegim pse tranzicioni shqiptar është kaq i gjatë, pse korrupsioni kaq i lartë, pse kultura e pandëshkueshmërisë kaq e thellë, pse shteti ligjor kaq i brishtë, pse demokracia kaq foshnjore, pse shpresa dhe optimizmi kaq të vobekta.

Ilir Meta- spiun i Sigurimit të Shtetit është prova se kthetrat e këtij të fundit nuk shkulen dot nga trupi shtetit dhe pushtetit, nëse nuk ndërmerren hapa drastike, nëse nuk adoptohen ligje të ashpra që t’i trajtojnë spiunët dhe eksponentët e sigurimit të shtetit si rrezik për vendin, si e keqe që duhet izoluar, i duhet hequr aksesi dhe kontrolli mbi institucionet me ligj dhe me çdo kusht. Ata nuk duhen lejuar më as administratorë pallati dhe jo më në krye te shtetit apo partive e shoqatave.

Është dëshpëruese të shikosh partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë, 30 vjet pas rënies së komunizmit, e dorëzuar dhe shtrirë përtokë për ta shkelur me këmbë Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy garantët e Sigurimit të Shtetit në Shqipëri.

Është dramë kombëtare të shikosh të persekutuarit të mbrojnë një shërbëtor të diktaturës, antikomunistët të mbrojnë një sekretar partie dhe akoma më zi, një opozitë e tërë të ketë shpresë për të ardhmen tek e shkuara më e errët e Shqipërisë. Enver Hoxha nuk do t’ia kishte dalë dot ta poshtëronte në këtë nivel çdo kundërshtar të diktaturës. Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë arritur. Për turpin e gjithë antikomunistëve dhe opozitarëve të Shqipërisë.

Tags: ilir metamero bazesali berishaSigurimi i Shtetit

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Publikohet pasuria e Kurtit, sa para ka në bankë

Kurti: Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, por synimi duhet të jetë njohja reciproke

Kontrabandë ilaçesh në Tiranë/Në pranga 52-vjeçari që i shiste, nën hetim klientja

Kontrabandë ilaçesh në Tiranë/Në pranga 52-vjeçari që i shiste, nën hetim klientja

Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Flet Xheneta: Ja pse i shkrova Gjestit
Showbizz

Flet Xheneta: Ja pse i shkrova Gjestit

by mirseda
09:59 | 19/05/2025
0

Pas reagimeve të shumta dhe aludimeve pasi pranoi se i ka shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të...

vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

09:55 | 19/05/2025
Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

09:40 | 19/05/2025
Vijon edhe sot numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Vijon edhe sot numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Tabaku merr mbi 20 mijë vota

09:28 | 19/05/2025
Trump do të zhvillojë sot telefonatë me Putinin për të nxitur armëpushimin në Ukrainë

Trump do të zhvillojë sot telefonatë me Putinin për të nxitur armëpushimin në Ukrainë

09:17 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com