Shkenca, kinematografia, feja të gjitha fushat e kanë trajtuar çështjen e fundit të botës. Por, teksa disa besojnë se do të ndodhë, të tjerë janë më skeptikë. Mirëpo, nëse një gjë e tillë do të ndodhte dhe ti do të ishe njeriu i fundit, çfarë do të bëje? E ke menduar ndonjëherë? Më poshtë ne po të japim 7 mënyra si të mbijetosh. Me qëllim që të jesh i përgatitur.
Imagjino.
Ti zgjohesh një ditë dhe sheh që të gjithë janë zhdukur dhe je vetëm ti. Duket shumë interesante apo jo? Nuk ke obligime, nuk duhet të ngrihesh me përtesë për të shkuar në punë, apo shkollë. Nuk ka rregulla, pa limite dhe pa trafik. Çfarë të bësh?
Shijoje.
Hapi i parë
Shko të hash ushqime para se të prishen.
Në fillim merr frutat ekzotike. Nëse bananet apo ananasi janë të importuara, shanset që ato të vijnë përsëri janë të pakta. Kështu që haji sa mundesh dhe shijoji deri në kafshatën e fundit.
Hapi i dytë
Siguro burimin për të marr karburant.
Mund të mendosh duke qenë se askush nuk të ndalon, mund të shkosh kudo. Por, jo kaq shpejt. Gjithë ato makina të braktisura, anije dhe varka, do të jenë të padobishme pas 2 vitesh, kur karburanti të jetë i ndenjur. Dhe kjo na çon në hapin e tretë.
Hapi i tretë
Gjej një vend për të jetuar.
Nëse uji, ushqimi dhe strehimi janë nevojat e tua bazike, kjo e fundit do të ishte më e lehta për tu siguruar. Do të kishe një botë me shtëpi ku të zgjidhje. Por, bëj kujdes se ku vendosesh. Qytetet do të bëhen të rrezikshme, pa pasur kujdesin e duhur, ndërtesat por jo vetëm do të bien shumë shpejt. Elementet e natyrës: shiu, ngrica dhe i nxehti do të sjellin shumë dëme; shkruan Tirana Today.
Kalbëzimi dhe myku do të jetë gjithandej dhe mbi beton e xhama do të dalë shumë bimësi. Por, edhe nëse ti do të mundeshe të luftoje me natyrën dhe proceset e saj, mjafton vetëm një rrufe për t’i vënë flakën një qyteti. Dhe sigurisht që ti nuk mund të marrësh zjarrfikësit. Prandaj, vrapo për të ngjitur një kodër.
Hapi i katërt
Mbro veten.
Edhe pse nuk ke rreziqe nga njerëzit, nuk je aspak i sigurt. Së pari do të ketë grabitqarë, prej të cilëve duhet të mbrohesh. Qenë e mace të egër, arinj. Por, ti nuk ke pse shqetësohesh për to, për sa kohë je në gjendje të marrësh frymë. Në botë janë mbi 400 centralë bërthamorë. Dhe kur sistemi i tyre i mbrojtjes të fillojë të dështojë, pa supervijimin e njerëzve, do të ketë shkrirje gjithandej. Duke i bërë shumë rajone ta pabanueshme.
Hapi i pestë
Siguro burimin për të marr ushqime.
Sa i takon ushqimit, qytetet do të ishin zgjedhja jote më e mirë. Supermarketet kanë mjaftueshëm ushqime të konservuara dhe të ngrira që mund të zgjasin për dekada. Ndërsa në fshatra prodhimet dhe bagëtitë do të pakësohen pa kujdesin e duhur apo nga sulmet e grabitqarëve.
Por, nëse je një njeri që do të jesh deri në fund afër natyrës, mund të provosh të jetosh me metodat e lashta. Të shkosh për gjueti me shtizë apo hark. Duke qenë se municionet do të jenë të limituara dhe të vështira për tu gjetur. Mund të krijosh kopshtin tënd me perime. Por, për ta bërë këtë, do të duhej të shkurtoje rezervat e ujit.
Hapi i gjashtë
Nuk mund të mbijetosh pa ujë.
Pa njerëz të tjerë, ti do të jesh pa elektricitet, stacioni i pompimit të ujit dhe trajtimi nuk do të funksiononin. Dhe uji i pastër i mbajtur nëpër rezervuare do të kthehej në të ndenjur shumë shpejt. Mund të mbështetesh tek uji nëpër shishe dhe me shumë mundësi do të kishe mijëra litra uji për të mbijetuar. Por, gradualisht do të duhet të mësosh si ta pastrosh vetë.
Hapi i shtatë
Fillo të mësosh më shumë.
Do të duhet t’i mësosh vetes shumë gjëra, por fatmirësisht do të kesh shumë kohë të lirë. Dhe miliona libra në dispozicion me çdo informacion që të duhet për të mbijetuar i vetëm. Edhe pse mund të duket e vështirë në fillim, teknikisht ti mund të mbijetosh si njeriu i vetëm në Tokë.
Por, a është kjo vërtetë që do të doje?
Njerëzit janë zhvilluar në grupe, në mënyrë që të mbijetonin. Ndër shekuj ne kemi bashkuar forcat kundër urisë dhe motit të ashpër. Dhe kemi ndërtuar familje dhe komunitete për të ndarë histori e për të qenë të lumtur dhe shëndetshëm me njëri-tjetrin. Kontakti me njerëzit shkencërisht ka provuar që të krijon besim dhe ul stresin. Prandaj, edhe nëse ndonjëherë do veç të jesh vetëm, gëzohu që është një botë e vogël. Pasi ne kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se ç’mund të mendosh./ TIRANA TODAY