Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Për të gjithë ‘mjekët’ e politikës e ‘politikanët’ e mjekësisë”, Manastirliu ‘godet’ sërish

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Me 80 persona të shtruar në spital, hapja stopon”, Manastirliu bën paralajmërimin e fortë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjaft e shqetësuar për situatën në vend e po kështu në lidhje me lajmet keqdashëse, ka përcjellë disa mesazhe të forta. Me anë të një reagimi në facebook, ajo kërkon që të mos bëhet politikë me koronavirusin, ndërsa shifrat janë në rritje.

Manastirliu sqaron opinionin publik se numri i qytetarëve të shtruar në spital, është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Duke bërë një rezyme të situatës, ajo shton më tej se numri i vdekjeve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit.

Po sipas saj, raportimet mbi numrin e të infektuarve, vijojnë të përcillen në mënyrë transparente.

Njoftimi

Për të gjithë “mjekët” e politikës dhe “politikanët” e mjekësisë, që shëndetin e qytetarëve e shohin veç si një armë për ta përdorur në sulmin politik të ditës:
Ne vazhdojmë t’u besojmë dhe të ndjekim strategjinë e ekspertëve më të mirë të shëndetit publik në vend dhe punojmë çdo ditë si ditën e parë, për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, në përgjigje të epidemisë Sars-Cov2.

Ne vazhdojmë të besojmë fort në ofrimin me transparencë të të dhënave, në mirëkuptimin si dhe bashkëpunimin me qytetarët, për masat e domosdoshme që nevojiten për mbrojtjen e shëndetit në këtë situatë pandemie.

Sot, numri i qytetarëve të shtruar në spital është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Po bëhet një punë heroike nga mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv në QSUT.

Numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit.

Protokollet tona aktuale të survejancës janë të bazuara tërësisht në udhëzimet e OBSH dhe ECDC.
90 përqind e rasteve të dyshuara izolohen dhe konfirmohen brenda 48 orëve.

Ekipet e reagimit të shpejtë të shëndetit publik janë pa pushim në terren dhe janë funksionalë në të gjitha nivelet.

Strategjia jonë e izolimit, në një kohë kur virusi ishte në kulmin e fuqisë së vet goditëse dhe kur ekipet tona të shëndetit publik kishin shumë pikëpyetje dhe të panjohura mbi të, rezultoi një strategji E SUKSESSHME.

Kur ne vendosëm rihapjen e mirëmenduar dhe graduale, pas një izolimi ndër më të fortët dhe më të shpejtët, padyshim që kishim marrë parasysh se rritja e ndërveprimit dhe kontakteve do të sillte raste të infektimeve reja. Prandaj nuk e ndalëm asnjëherë komunikimin me qytetarët, duke kërkuar ndërgjegjësim për zbatimin e masave dhe protokolleve për çdo aktivitet.

Po kështu, ne nuk e ndalëm asnjë moment punën për forcimin e kapaciteteve spitalore dhe pajisjen me materiale të mbrojtjes personale për personelin mjekësor.

Raportimet mbi numrin e të infektuarve, për të cilat qytetarët dhe partnerët informohen çdo ditë, vijojnë të përcillen në mënyrë të saktë dhe mbi të gjitha TRANSPARENTE.

Ne i mirëpresim kritikat konstruktive të gjithësekujt, ashtu sikurse hedhim poshtë me neveri akuzat dhe sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur PADREJTESISHT punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të vetmet mjete që kemi në dispozicion në luftën me Covid-19, që janë distancimi social, vendosja e maskës kudo ku distancimi social nuk mund të ruhet.

Ndërsa kujt bën politike me coronavirusin, u bëjmë sërish thirrje të ndihmojnë duke dhënë pikësëpari shembullin personal për zbatimin e masave Anti-Covid, për të kontribuar edhe ata në luftën me këtë virus.

Tags: ogerta manastirliupandemiashqiperi

TË LIDHURA

Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja

14:06 | 31/03/2026
Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €
Aktualitet

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

13:22 | 31/03/2026
Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Maliq, shmanget përhapja e zjarrit

13:21 | 31/03/2026
Next Post
Bangladesh/ Varka përplaset me tragetin, raportohen të paktën 32 viktima

Bangladesh/ Varka përplaset me tragetin, raportohen të paktën 32 viktima

“Dekreti nuk ka kthim pas”/ Meta: Datën e zgjedhjeve do ta caktoj pa konsultim me partitë

“S'ka më vend për interpretime”, Meta del me mesazhin e fortë

Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave që prej fillimit të pandemisë

Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave që prej fillimit të pandemisë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Hetim për San Siro: Dyshime për manipulim ankandi
Bota

Hetim për San Siro: Dyshime për manipulim ankandi

by mirseda
15:06 | 31/03/2026
0

Shitja e stadiumit “San Siro” ndaj Inter dhe Milan po hetohet për ndërhyrje në ankand. Guardia di...

Netanyahu: Marrëveshja SHBA–Iran s’ndal luftën në Liban

Netanyahu: Marrëveshja SHBA–Iran s’ndal luftën në Liban

15:04 | 31/03/2026
Lufta në Iran, vazhdon rritja e çmimeve të naftës

Lufta në Iran, vazhdon rritja e çmimeve të naftës

14:58 | 31/03/2026
Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

14:20 | 31/03/2026
Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

14:18 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com