Politikë

‘Për shkarkimin e Metës do pyetet Venecia’, Manjani: Hardhuca pa bisht!

               Publikuar në : 09:15 - 22/07/19 M. S

Për shkarkimin e kreut të Shtetit, Ilir Meta, Komisioni Hetimor vendosi t’i drejtohet për të dhënë një opinion dhe Komisionit të Venecias, ndërsa i gjithë procesi do të ndiqet nga ekspertë të huaj.

Një javë pas vendimit vjen edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, duke mos kursyer edhe ironitë për kreun e komisionit, Ulsi Manja. Për Manjanin, kjo situatë është mjaft qesharake, pasi ka të bëjë vetëm me zbatimin e Kushtetutës.

Statusi

Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh!

Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!

Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.

Ç’hyn Venecia këtu?!

Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu…

Hardhuca pa bisht.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT