Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Sillet si mbret, por është në prag të burgut”, akuza e fortë e Ngjelës ndaj Metës

Nga: Spartak Ngjela

Reforma antikorrupsion në Shqipëri, kthimi i fortë i Ramush Haradinajt në Prishtinë, dhe, patriotizmi i ri shqiptar, janë tre ingredienët e ristrukturimit të Arbërisë së Re.

l.
Shqipëria është në Reformë radikale antikorrupsion, duan apo nuk duan kundërshtarët shekullorë të saj.
Reforma shqiptare antikorrupsion ka filluar tanimë në Shqipëri, por shpejt do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në fakt sot janë 8 milionë shqiptarë në këtë zonë ballkanike që po presin reformën antikorrupsion në Tiranë. Dhe ajo tani ka nisur nën drejtimin e politikës amerikanë dhe të Bashkimit Europian.

Evropianizimi tërësor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është nevojë e politikës perëndimore, dhe kjo sigurisht që kërkonte një reformë. Pikërisht këtu qëndron arsyeja që Reforma antikorrupsion u struktura konstitucionalisht nga politika amerikane. Kjo është një reformë për drejtësinë shqiptare, e cila ka qene e nëpërkëmbur në një shekull rresht nga sunduesit e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që ka sjellë me vete edhe një rënie të patriotizmit shqiptar, sidomos në këta pesëmbëdhjetë vjetët e fundit. Prandaj, menjëherë pas saj, do të fillojë të rivlerësohet patriotizmi i ri shqiptar në të gjithë Shqipërinë ballkanike.

Ky patriotizëm do të vijë në ngjitje në Shqipëri, patjetër, dhe si një refleks real i moralitetit të vendosur nëpërmjet drejtësisë shoqërore në shtetin shqiptar.
Shqiptarët ka 100 vjet që po jetojnë në një shtet amoral që iu ka marrë frymën. Por tani, të gjithë shqiptarët e kësaj zone janë në hapat e progresit të tyre bashkues si etni shqiptare me
personalitet.

ll.
Shqiptarët i bëjnë të gjitha vetë, por ata duan drejtësi. Kjo ka qenë e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Drejtësinë shqiptarëve ia kishte varrosur korrupsioni banal që i ka sunduar ne një shekull rresht. Reforma që po fillon, do të mbyllë gjithçka negative.
Me anë të kesaj reforme, shqiptarët do ta rifitojnë atdheun e tyre, madje edhe të bashkuar. Shumë shpejt, keni për të parë që do të nisë të spikasë realisht patriotizmi i munguar shqiptar, i cili sigurisht që do të vijë e të bëhet tharmi real i bashkimit kombëtar shqiptar, mënjëherë sapo shqiptarët të kenë në Tiranë shtetin e tyre të drejtë dhe të moralshëm.
Në historinë e çdo shteti ka një element që është faktor vendimtar për të ardhmen e tij – ky është patriotizmi.

lll.
Duhet ta kuptojmë qartë se patriotizmi krijon karakterin kombëtar të një shoqërie, dhe kontrollin real të një shteti. Por, na duhet të theksojmë se patriotizmi shqiptar ka veçorinë e vet të një vlere të madhe, sepse ai në rastin e Shqipërisë vjen nga Rilindja Kombëtare..
Në Shqipërinë e sotme patriotizmi, nuk mund të thuhet se mungon, por nuk është në lartësinë që i duhet një kombi modern. Në fakt, janë abuzimet me pushtetin nga liderë të korruptuar dhe antikombëtare, ata që e kanë sjellë gjendjen në këtë pikë. Prandaj, kjo është arsyeja që patriotizmi shqiptar është më i gjallë dhe në lartësi te emigracioni shqiptar në Perëndim, por dhe në Kosovë. Ai shpejt do të rikrijohet edhe në Shqipëri.

Dhe është pikërisht kjo që i ka shqetësuar shumë fqinjët tanë pushtues territoresh shqiptare. Kjo ka shqetësuar edhe korrupsionin e brendshëm shqiptar të të gjitha rangjeve, i cili sot është hedhur në një ndërmarrje antikombëtare duke kërkuar ndihmë sa në Moskë dhe në Beograd, apo në Stamboll. Në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se fqinjët tanë pushtues, si ngahere, do t’i akuzojnë shqiptarët për nacionalizëm. Por patriotizmi shqiptar që vjen nga Rilindja Kombëtarë asnjëherë nuk ka qenë nacionalizëm.

Rilindasit shqiptarë janë gjithashtu ideatorët e parë të mëdhenj në rrafsh botëror që patriotizmin shqiptar e kalitën dhe e ngritën në një pozicion mbifetar. Gjykimi i tyre sot, që është i shenjtë për shqiptarët se “feja e shqiptarit është shqiptaria”; është unik në botë, prandaj i jep historisë sonë kombëtare një vlerë unike në historinë e qytetërimit modern, në lidhje me patriotizmin. Sot për sot, vetëm shqiptrët janë të kalitur me idenë patriotikë se feja është atdheu, domethënë shqiptaria. Prandaj asnjëherë patriotizmi shqiptar nuk ka qenë nacionalizëm; por patriotizëm i kulluar me tolerancë të pashembullt fetare dhe drejt shenjtërimit të atdheut.,

IV.
Ja si e bën dallimin filozofik mes patriotizmit dhe nacionalizmit, shkrimtari i madh George Orwell, në esenë e tij të famshme, të titulluar, “Shënime mbi Nacionalizmin”. Ai thekson se: “Me patriotizëm unë kuptoj devocion për një vend të veçantë dhe me një mënyrë të veçantë jetese, të cilin një individ e beson se është vendi më i mirë në botë… Nacionalizmi, në të kundërt, është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Qëllimi i palëkundur i çdo nacionalisti është që të sigurojë shumë pushtet dhe prestigj, jo për veten, por për kombin ose shtetin në të cilin ai zgjedh, që, i zhytur në të, të humbasë kështu individualitetin e vet”.

E pra; një i tillë ka qenë gjithmonë patriotizmi shqiptar, ai i cili, pasi na është dhuruar nga Rilindja Kombëtare, tani po pritet të marrë trajtën e vet të iluminuar për të zhvilluar të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e cila është vetë Arbëria e Re.

 

Tags: nacionalizempatriotizemSpartak Ngjela

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Njerëzit vrapojnë e ulërasin nga terrori në Jalë, policia hesht: S’gjetëm gëzhoja (video)

Njerëzit vrapojnë e ulërasin nga terrori në Jalë, policia hesht: S’gjetëm gëzhoja (video)

Shpërthen transformatori, Himara në terr

Shpërthen transformatori, Himara në terr

Britani e Madhe, Londra rrit praninë e luftanijeve në zonën e Gjirit

Britani e Madhe, Londra rrit praninë e luftanijeve në zonën e Gjirit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com