Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Për ndërkombëtarët, politika shqiptare është një m*t i madh”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Për ndërkombëtarët, politika shqiptare është një m*t i madh”

Monologu i Mustafa Nanos në Provokacija është fokusuar te djegia e mandateve të opozitës. Në këndvështrimin e Mustafa Nanos ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm  dhe që nuk do ketë mbështetje ndërkombëtare.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos në Provokacija

Nuk dihet se kush e hodhi i pari idenë e djegjes së mandateve të përfaqësimit të popullit në parlament, por e vërteta është që kjo ide ngjiti te një numër njerëzish të opozitës. Dhe Basha, pasi hezitoi gjatë, ndoshta i kompleksuar prej akuzave të padrejta që i kanë bërë, doli dhe shpalli vendimin e madh. “Do djegim mandatet”, tha pas protestës. Pikërisht në këtë rrethanë kur u mendua se ajo protestë, për shkak të pjesëmarrjes masive, mund të shërbente si një oksigjen e inxheksion i mirë për shpresat opozitare, si një inkurajim për të vijuar me betejën parlamentare e për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit, pikërisht në këtë rrethanë pra Lulzim Basha mori vendimin e kundërt, duke i kapur në befasi të gjithë, edhe demokratët. Mori vendimin për të djegur mandatet. Grupi parlamentar ra dakord pa një, pa dy. Thellë-thellë të shumtët e anëtarëve të grupit nuk do kenë qenë dakord me këtë aksion, e pse do ishin dakord, një karrike në parlament ka qenë një arritje e madhe për ta, dhe tani u duhet  të heqin dorë prej saj, dhe tani u duhet të jetojnë me frikë se nuk kanë për t’u rizgjedhur kur të vijë hera tjetër. Sepse kushedi se si do jenë gjërat herën tjetër. Mirëpo, askush nuk guxoi t’i kundërvihej Bashës, megjithatë. Madje, edhe aleatët iu bashkangjitën këtij vendimi. Madje, edhe LSI-ja, për të cilën unë do vija bast çdo gjë se nuk do t’i digjte kurrë mandatet.

Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë. Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm. Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet. Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest. Shenjat janë dhënë. Dhe nuk është hera e parë që kjo ndodh në marrëdhëniet mes tyre dhe opozitës shqiptare të Lulzim Bashës, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në radhët e opozitarëve, të cilët nuk po dinë si të shfryhen kundër tyre. Po bëjnë thirrje për t’i injoruar, për t’mos ua vënë veshin, po i quajnë syleshë, të korruptuar, të blerë, apo ku di unë. Mirëpo, është e kotë kjo betejë me ta. Është edhe e gabuar. Nuk na e kanë fajin ata. Asnjë faj nuk na kanë. Sa për reagimin e tyre anti opozitar, ai është shumë i shpjegueshëm. Qeverisja e Edi Ramës, me standardin e tyre, mund të jetë një gjë krejt e pagëlltitshme, por në vlerësimin e punëve në Shqipëri ata përdorin një standard shqiptar. Dhe kështu fillojnë e thonë: Rama një problem? E cili kryeministër nuk ka qenë një problem në Shqipëri?” Sepse, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk ka asnjë gjë, për të cilën demokratët të ankohen, që të mos e kenë bërë vetë më herët. E që të mos e kënë bërë më keq, duke përjashtuar korrupsionin, ku socialistëve nuk ua hedh njeri. Ndërkombëtarët, kur shohin Berishën që del rrugëve për të luftuar për votën e lirë, ata me siguri gajasen. Dhe gajasen me të drejtë. Se për t’u gajasur është. Shkurt, ata nuk e mbështesin opozitën në aksionin e vet radikal për një arsye shumë të thjeshtë: për ta klasa politike shqiptare në tërësi është, ndjesë për shprehjen, është një mut i madh, dhe opozita nuk është gjë tjetër veçse gjysma tjetër e mutit, madje për shumë prej tyre opozita është gjysma më e keqe. Demokratët duhet ta dinë këtë gjë. Nuk u falet të mos e dinë. Dhe ata duhet t’i bëjnë llogaritë me këtë fakt. Mbështetjen ndërkombëtare nuk kanë për ta patur.

Tags: mustafa nanonderkombetaretpolitikashqiptare

TË LIDHURA

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda
Aktualitet

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda

11:19 | 17/01/2026
Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët
Aktualitet

Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët

11:06 | 17/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Next Post
Aktori turk kthehet në fiksimin e femrave (foto)

Aktori turk kthehet në fiksimin e femrave (foto)

Berisha denoncon: Gjushi është ligji, kushëriri i tij u bllokon rrugën banorëve

Berisha denoncon: Gjushi është ligji, kushëriri i tij u bllokon rrugën banorëve

Garda paralajmëron gazetarët: Merrni maskat kundra gaz, nuk i dihet çfarë do ndodhë

Garda paralajmëron gazetarët: Merrni maskat kundra gaz, nuk i dihet çfarë do ndodhë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda
Aktualitet

Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, zbardhet axhenda

by mirseda
11:19 | 17/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet...

Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët

Kontrollet e SPAK për call center-at, dhjetë të arrestuar. Shpallen në kërkim dy pronarët

11:06 | 17/01/2026
Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com