Dikur ishte ndër aktorët më të ëmbël, e ndërsa sot Batuhan Karacakaya është fiksimi i femrave në Turqi dhe jo vetëm. Të gjithë e mbajmë mend “Bylentin” tek “Dashuri e ndaluar”, një nga serialet më të ndjekur vite më parë.
Aktori ishte vetëm 12 vjeç kur e luajti këtë rol, i cili i hapi dyert edhe për shumë role të tjera, siç ishte edhe ai i Mertit në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”.
Tani “Bylenti” po çmend vajzat e Turqisë. Ai është futur në listën e aktorëve më të pëlqyer turk.