Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Për lexim gjatë gushtit”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi

Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e sjell nëpër mend këtë ritual veror jo pa nostalgji, me gjasë i janë kujtuar librat e “kohës së lirë” edhe sot, kur kanë lexuar komentin që ambasadorja amerikane Juri Kim shpërndau në media.

Ishte një “to do list” (listë detyrash) që Kim ju la publikisht në derë krerëve të politikës shqiptare për muajin gusht. Pra, gjatë pushimeve verore. Me njoftimin, tamam si në shkollë dikur me librat e verës, që gjithçka do të diskutohej në sezonin e ri vjeshtor, kur të mblidhej parlamenti e të zgjidhej qeveria e re.

Ambasadorët bëjnë shumë deklarata. Jo pak prej tyre nuk meritojnë t’i komentosh, por mesazhi i Juri Kim vjen në një moment tejet delikat për atë vetë, por edhe për kundërpalën e saj: krerët politikë të vendit. Kim ndodhet javët e fundit në një kurs total përplasjeje me ish-kryeministrin Berisha, pas konfliktit në distancë me presidentin Meta, para dhe gjatë fushatës së 25 prillit.

Dhe tonet luftarake që ka krijuar kjo krizë shumëplanëshe mes administratës amerikane në njërën anë dhe dy figurave më të vjetra politike në vend në anën tjetër, kanë prodhuar një situatë që e bën muajin shtator një moment veçanërisht enigmatik dhe të padeshifrueshëm.

Në një lexim diagonal, mesazhi i ambasadores Kim është një farë zgjatimi i deklaratës së ashpër që ajo bëri në derën e Partisë Demokratike pak ditë më parë. Edhe kësaj rradhe pa emra, si pas takimit me Bashën, ajo e ka bërë të qartë se SHBA duan një partner e jo një problem. Dhe për këtë, sipas Kim, Rama dhe Basha duhet te rishohin listat dhe të pengojnë bashkëjetesën e krimit e korrupsionit me politikën.

Juri Kim kërkon që politika të vijojë procesin e pastrimit, të vijojë me ndarjen nga nëntoka gri e krimit e korrupsionit. Këtë termin e fundit ajo e përmend katër herë në artikullin e saj, duke u kujdesur që të citojë nëpër tekst presidentin Biden dhe sekretarin Blinken. Të parin, si promovues të deklaratës për luftën ndaj korrupsionit në këtë pjesë të Evropës, të dytin si autorin metarial të skedimit non grata të ish-kryeministrit Berisha, për shkak të korrupsionit.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Blinken në 19 maj të këtij viti.

Një tjetër kryefjalë e mesazhit të ambasadores është bashkëpunimi. Apeli i Kim për të parë më shumë bashkëpunim në parlamentin e ardhshëm, pasi i quan “të mira” zgjedhjet e prillit, është jo vetëm një ftesë që Rama dhe Basha të mbyllin kapitullin elektoral, por edhe një kërkesë që duket se fsheh një shqetësim jo edhe aq të kamufluar, e që lidhet me kuvendin e ardhshëm.

Ngulmimi i Berishës për të qenë në Kuvend pas shtatorit, presupozon një ashpërsim prej tij, të gjuhës dhe qëndrimit ndaj qeverisë. Çka mund të sjellë indirekt eventualisht dhe maisjen dhe tensionimin mes pozitës e opozitës. Berisha ka provuar se mund t’ja arrijë kësaj edhe në të shkuarën. Juri Kim duket se kërkon t’i dalë para kësaj rrethane potenciale, që mund ta fusë Shqipërinë në të njëjtën klimë tensioni e përplasjeje, si në fillimin e vitit 2019 kur opozita bëhej gati të dilte nga parlamenti.

Kim shprehet se “(shqiptarëve) iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa”. Një mesazh i qartë se shtatori duhet të jetë një pikë kthese, e jo një rifillim i sherrit politik aty ku la në mes, në shkurt të dy viteve më parë.

Komentet e Juri Kim janë një kujtesë që amerikanët u bëjnë palëve, se vapa e gushtit nuk do të fashisë e nuk do të fshijë asgjë nga axhenda e punëve që e presin klasën tonë politike në shtator. Të paktën SHBA po thonë se do ta mbajnë fort parasysh listën në fjalë. Le të guxojnë e ta harrojnë të tjerët…

Tags: Berishaskender MinxhoziYuri Kim

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

"Pasaporta e vaksinës", një "teori konspirative" që po bëhet realitet

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.
Aktualitet

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla.

by mirseda
13:42 | 12/02/2026
0

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe...

U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

U dhunua dhe plagos me thikë në kokë Avokati Kujtim Cakrani : Autorët më ofenduan, unë iu përgjigja

13:35 | 12/02/2026
Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

13:09 | 12/02/2026
“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

“Autopsinë e plotë të AKSHI e ka bërë videoteka e Ergys Agasit”, Berisha: Aty dalin porosi vrasje!

12:56 | 12/02/2026
Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com