gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet Giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për heronjtë e internetit dhe tradhtarët e dovletit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Nuk besoj se ka rajon tjetër në rruzullin tokësor sa yni, që ta ketë kaq ekzistenciale, lehtësinë e papërballueshme për të prodhuar përjetësisht tradhtarë dhe heronj. Aq e theksuar është kjo, sa dikush që shpallet hero për një moment, e ka të pamundur që ti gëzohet këtij statusi të shumënderuar nga gjithkush në Ballkan, sepse e di fare mirë se ky është caku, që vetëm një fije e ndan më pas, nga të shpallurit tradhtar.

Arbën Xhaferri përcaktonte ndoshta më mirë nga kushdo tjetër këtë situate, që mer shpeshherë përmasa groteske, kur thoshte se jetojmë në një hapësirë ku fare kollaj “mund të ngrysesh hero dhe të gdhihesh tradhtar”!

E tillë ishte edhe situata e krijuar orët e fundit, pas takimit të liderëve të Ballkanit Perendimor në Tiranë, në kuadër të asaj që njihet si iniciativa për të krijuar Minishengenin e 6 shteteve që e përbëjnë atë: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi të merte pjesë, për shkak të një deklarate idiote të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, që mohonte masakrën e Raçakut. Pamjet e asaj skene të tmerrshme genocidi, bënë dy dekada e ca më parë xhiron e medias botërore duke shërbyer më së shumti si pika që derdhi kupën e krimeve serbe mbi popullsinë civile në Kosovë. Ishte masakra që çoi në marrjen e vendimit përfundimtar nga fuqive e mëdha dhe NATO, për të bombarduar ish Jugosllavinë dhe çliruar më pas edhe me ndihmën e UÇK-së, Kosovën.

Ky takim i tretë në Tiranë, ishte i planifikuar kohë më parë. Me gjithë dënimin e ashpër që i bëri Kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë shqiptarë, evropianë e botëror deklaratës së Vuçiç, me të drejtë Hashim Thaçi nuk mundi që ta kapërcente, për të qenë pjesë e tryezës këtë radhë.

Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, për shkak të një historie shumë të dhimbshme në të shkuarën, shqiptarët nuk do ta ndryshojnë mendimin e tyre për serbët. As serbët për shqiptarët, e sidomos për Kosovën. As grekët për maqedonasit dhe turqit, e anasjelltas. As krotatët e sllovenët, për serbët. E kështu me radhë. Sikundër pothuajse shumë e shumë shtetet dhe popuj fqinjë për njëri tjetrin, kudo në botë.

Popujt i përjetojnë, historia i shkruan dhe arti e kultura i shndërrojnë në mesazhe universale ngjarjet dhe zhvillimet që përcaktojnë e shënjojnë jetët tona. Ndërsa udhëheqësit kanë për detyrë, që të marin vendime shpeshherë shumë të vështira e të dhimbshme sot, për të ardhmen më të mirë të popujve dhe shteteve të tyre. Në mënyrë që të krijohet një raport gjithnjë e më i relaksuar, në çdo fushë me fqinjët që nuk i kemi zgjedhur. Por, që na kanë rënë për pjesë, ti kemi.

Por në këto anë, ndryshe nga sa do të duhej të ishte, në vend të njerëzve të thjeshtë janë udhëheqësit e tyre, ata që i hedhin benzinën zjarrit të urrejtjes ndaj njëri- tjetrit, për nevojat e tyre politike të ditës. Sali Berisha e quan ish komandantin e luftës së Kosovës, sot tradhtar. Ndërkohë që Presidenti i Kosovës nuk ia përton dhe e cilëson ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë si argatin e Millosheviçit prej 3 dekadash.

Kur Edi Rama u bë udhëheqësi i parë shqiptar pas afro 70 vjetësh që shkonte në Beograd dhe ia kërkoi aty live, në prani të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai u shpall menjëherë hero. Ndërsa kur po ky Edi Ramë që prêt Vuçiçin dhe udhëheqësit e tjerë të Ballkanit perëndimor në Tiranë, për jetësimin e një nisme të Kancelares Merkel dhe procesit të Berlinit, tani quhet tradhëtar i dovletit (shtetit), nga heronjtë e rrjetit.

Si shumë e shumë dalldi të tilla kolektive të orkestruara politikisht, nga ata që për të kaluar hallet e tyre politike të ditës shpikin heronjtë dhe tradhtarët si bukën që hajnë, edhe kjo e radhës do të kalojë shpejt. Sepse furtunat në gota plastike, më shumë sesa për të dëmtuar ndokënd, krijohen thjeshtë për të kënaqur veshët e të zotëve. Ndaj, mos i kërkoni më kot tradhtarë atje ku i shpikin, se ju dalin e ju teprojnë ato që e bëjnë atë punë me zell, edhe pa ia kërkuar kush.

Tags: Alfred PezaramaVucic

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen tre mjete

Aksidenti me dy të vdekur, pranga 25-vjeçarit

Maqedoni e Veriut/ Miratohet buxheti për vitin 2020

Maqedoni e Veriut/ Miratohet buxheti për vitin 2020

Braktisi skenën pasi mori çmimin e dytë, Elvana Gjata merr vendimin e papritur

Braktisi skenën pasi mori çmimin e dytë, Elvana Gjata merr vendimin e papritur







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian
Bota

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

by mirseda
14:31 | 24/03/2026
0

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka...

Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, i besuari i ri i Teheranit

Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, i besuari i ri i Teheranit

14:22 | 24/03/2026
Irani pezullon eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, afati ende i papërcaktuar

Irani pezullon eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, afati ende i papërcaktuar

14:10 | 24/03/2026
Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton

13:41 | 24/03/2026
Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

13:34 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com