Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për ata që duan të bëhen të famshëm deri më 25 prill

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Alfred Peza

A doni që të bëheni shpejt e shpejt këto muaj deri më 25 prill 2021, ai që keni ëndërruar gjithmonë, por kurrë nuk ia keni arritur deri më sot? A jeni një gjeni i shpërfillur? A jeni ju vetë boshti, të cilën bota ende nuk e ka parë, ndërsa rrotullohet e rrotullohet pa u ndalur vetëm rreth jush?

Mos u mërzisni. Sepse gjithkush aty e ka çerek orëshin e famës së tij në këtë jetë. Edhe ju do ju jepet rasti, madje shumë më shpejt dhe në përmasa shumë herë më të mëdha, sesa e keni ëndërruar madje. Sepse jetojmë në periudhën e artë, kur nëse ju shkon mendja për diçka, dëshira do ju realizohet! Madje, edhe do tejkalohet.

A doni të jeni përshembull një analist i njohur? Një opinionist me përmasa Ballkanike? Një shkencëtar i madh ndërkombëtar? Ekspert i shquar evropian? Intelektual i klasit të parë? Një historian i madh me famë botërore? Mendimtar i shekullit XXI apo i mijëvjeçarit tonë të ri? Një VIP që do habisësh së shpejti gjithë planetin, duke e pushtuar më shpejt sesa Covid-19?

Është fare e thjeshtë. Mjafton që të shani bukur, ndryshe dhe si askush tjetër më parë Edi Ramën. Qeverinë e tij. Partinë Socialiste. Mazhorancën e saj në tërësi. E pastaj me radhë. Ministrat më të rëndësishëm. Drejtuesit kryesorë të Grupit Parlamentar. Kryebashkiakët më të suksesshëm. Figurat kryesore drejtuese dhe këdo tjetër që gëzon mbështetje dhe simpati në opinionin publik.

Sa më e madhe sharja, gënjeshtra, fyerja, fjalët e pista, fjalori vulgar… aq më i madh do të bëheni edhe ju nga portalet, rrjetet sociale dhe mediat e opozitës. Aq më shumë do shpërndahen mendimet tuaja të vyera. Aq më shumë njerëz do fillojnë që të flasin për ju. Aq më shumë do eksitohen turmat virtuale dhe do ta ngrenë në qiell figurën tënde të ndritur.

Pas kësaj të gjitha të tjerat vijnë vetë. Do ta kuptosh këtë, vetëm atëherë kur të marrësh më shumë se kurrë më parë në jetën tënde, like. Komente pozitive. Shpërndarje të postimit, shkrimit, apo të asaj që ke bërë. Aq më shumë friends-a virtualë do të kesh brenda ditës. Pa llogaritur më pas edhe ftesat dhe komunikimet në inbox-in e rrjeteve të tua sociale. Sms-të në celular. Thirrje nga njerëz që kishin shekuj pa u kujtuar për ty. Pa llogaritur këtu thirrjet nga të panjohur dhe nga emra që nuk i kishe dëgjuar kurrë më parë.

Si mund t’ia arrish kësaj? Është shumë e thjeshtë. Sepse ti e ke mësuar herët lojën e kungulleshkave. Për shembull: Nëse Edi Rama thotë se në Llogara do të bëhet një tunel, ti duhet të flasësh si ekspert i rrugëve dhe infrastrukturës dhe duhet të thuash: Pse një? Po sa? Dy tunele. Ose, asnjë tunel fare. Varet, nga pritshmëria e opozitarëve të rrjetit.

Nëse bie pandemia dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se duhet mbajtur maska nga qytetarët, ti duhet të thuash që jam shkencëtar ndërkombëtar dhe duhet ta kritikosh shumë fort këtë këshillë koti dhe duhet të mbrosh tezën: Sa e dëmshme është mbajtja e maskës. Dhe, sesi qeveria ka një plan djallëzor për qytetarët, që duke mbajtur maskë, gjurmohen nga sulmohen më shumë nga covid-19.

Nëse bie tërmeti, ti duhet të besh si analist i shquar me titullin shkencor “gjitholog” dhe duhet të demaskosh qeverinë që nuk e parashikoi tërmetin. E jo vetëm kaq. Por duhet të kërkosh fort llogari: Pse mazhoranca nuk e parandaloi tërmetin? Pse nuk vendosën nga një roje në çdo shtëpi që të eliminonin në kohë pasojat. E më pas, pse rindërtimi nuk ka përfunduar ende, vetëm pak muaj pas shkatërrimit!

Nëse Ilir Meta i uron ditëlindjen Rexhep Meidanit, ti duhet të thuash: Ah sa i madh ky Presidenti ynë, që ia bën qokën të gjithëve çdo ditë dhe nuk harron asnjërin. Që nga luftërat e para dhjetë shekujve, e deri tek stërnipërit e heronjve. Por, nëse Edi Rama bën gafën e madhe që ti urojë ditëlindjen Fatos Nanos, atëherë kjo nuk durohet. Sepse ai kërkon që ta përdori “qorrin” kundër opozitës për vota. Pse nuk ia uroi ditëlindjen para 4 vjetësh, por ia uroi tani? Një gjë ka këtu. Sepse s’ka mundësi, që Kryetari i PS, t’ia urojë ditëlindjen ish Kryetarit të saj.

Pas kësaj, do të shihni sesi do ju hapen jo vetëm rrjetet sociale, mediat online, televizionet opozitare, por të gjitha dyert e jetës. Kur të ecni ju me makinë të gjitha semaforët do të jenë jeshilë. Kur të shkoni tek oborri i SHQUP, portat do hapen automatikisht. Lulzim Bashës do ti dali gjumi dhe do jua hapi derën me doçkat e tij. E pas kësaj, ska pse të mos jeni ju në listat e kandidatëve për deputetë të PD. Sepse, çfarë ka Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Arben Imami… më shumë se ju?!

E kështu do të rrjedhi jeta juaj e re deri në mëngjesin e 26 prillit 2021. Derisa të mësosh për humbjen e radhës së opozitës së rrugës. Pas kësaj, skam se ç’të them, se e di vetë tani. Mjafton që të mos ndryshosh asgjë nga sjellja që pate pas humbjes së 2015, 2017, 2019.

Tags: 25 prillAlfred PezafamshëmZgjedhjet

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Infektohen me C*vid 4 pacientë të spitalit psikiatrik, 1 prej tyre në gjendje të rëndë

Deklarata e çuditshme e ambasadorit të Izraelit në Serbi: "Nuk e kemi njohur Kosovën"

Fier/ Publikuan fotot intime të shoqes së tyre 17-vjeçare në instagram, akuzohen 15 të mitur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com