E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

Fier/ Publikuan fotot intime të shoqes së tyre 17-vjeçare në instagram, akuzohen 15 të mitur

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Emisioni “Stop” ka shkuar ditën e sotme në Fier, për të zbardhur një situatë ku në një faqe Instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17-vjeçareje.

Për këtë akuzohen 15 të mitur dhe marrja e tyre në pyetje nga policia e Fierit, është bërë në shkelje të procedurës. Një 12-vjeçare e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime. Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog.

“Vjen një “Jeep” i bardhë dhe më thotë që duhet të vish në komisariatin e policisë. Ishin pa uniforma, targat ishin private. Unë u futa brenda pa e ditur se kush ishte brenda”, tha mamaja.

Ndërkohë 12-vjeçarja tregon se si ka nisur e gjithë historia.

“E gjithë historia fillon kur ne kishim hapur një faqe në Instagram. Shokët dhe shoqet. E menaxhonim të gjithë. 3-4 javë kishim që e menaxhonim. Kishte foto intime të gocës dhe biseda të turpshme. Ajo më akuzon mua sepse një ditë ajo nuk e kishte telefonin e saj. Më tha që mund të futem pak te Instagrami im. Unë ngaqë e kisha shoqe e lashë që të futej tek Instagrami i saj dhe ajo e la hapur. Pas disa kohësh ajo më akuzon mua sikur i kisha marrë fotot dhe ia kisha hedhur të tjerëve. Ajo bëri denoncim për të gjithë grupin. Ne nuk i kemi kërkuar para. Sipas asaj po. Ajo nuk ka asnjë provë. Celularin tim e ka marrë policia”, tha e mitura.

Mbi të gjitha vajza e mitur është marrë në pyetje në zyrën e hetimit të krimeve nga persona të pa specializuar.

“Atë ditë isha në dyqan me mamin dhe erdhi një polic dhe tha “ju do të vini me mua në komisariat”. Pastaj erdhi një makinë e bardhë si ai “Jeep”-i atje. Ishin tre burra. Nuk kishte fare psikolog. Më shoqëruan në kat të dytë. Në dhomë ishte një polic Adriatik Mehmeti. Më shoqëruan me një grua dhe më thanë që ishte psikologe. Isha vetëm. Pjesën tjetër të grupit po e merrnin një nga një. Më bënë pyetje që a e njeh atë gocën, unë i thashë po. Ku i gjete fotot, të gjithë i thashë se nuk i kam vetëm unë fotot. Pastaj ai polici, Adriatiku më thoshte që trego të vërtetën, ti je për burg, ne do t’i çojmë letër shkollës që shikoni çfarë nxënëseje keni, je sjellë shumë keq dhe me këtë ti ha direkt burg më tha mua. Psikologia nuk tha asgjë. Më pas më mori në pyetje një xhaxh tjetër. Ai më mori në pyetje dhe fjalët e mia i shkruante në letër si dëshmi”, tregoi vajza.

12-vjeçarja është marrë në pyetje tek seksioni i hetimeve të krimeve të rënda.

“Unë nuk e kuptoj, ka shtet apo jo. Na futën në makinë sikur kisha bërë grabitje”, tha e ëma.

Me kamera të fshehtë vetë prindi i të miturës, takon shefin e krimeve Adriatik Mehmeti për procedurën, por ai thotë se materialet janë në Prokurori.

Qytetarja: U interesova për çështjen e çupës dhe tek avokati më i rëndomtë kam vajtur e nuk merret tha pa praninë e psikologut çupa në ambientet e dyqanit, kur ata kanë ardh e më kanë marrë, kanë ardhur e më kanë marrë me gjithë çupën. Kanë qenë Policat civilë e kanë qenë me “Range Rover” e s’më dhanë asnjë informacion, se përse bëhesh fjalë. Mua, si prind, ti më the: dil tek dera përjashta! Të mbahet mend?

Opgj Adriatik Mehmeti: Jo, e mbaj mend!

Qytetarja: Biles kishte thënë, që dua dhe mamin dhe ti kishe thënë 2-3 herë, që është për burg.

Opgj Adriatik Mehmeti: Tani, se çfarë të ka thënë vajza, do ballafaqohemi të dy.

Qytetarja: Po!

Opgj Adriatik Mehmeti: Çfarë problemi ke? Më thuaj mua!

Qytetarja: Ore dua të di çështjen e çupës!

Opgj Adriatik Mehmeti: E ke në Prokurori.

Qytetarja: I është mbajtur telefoni. Po bëhet….

Opgj Adriatik Mehmeti: Është mbajtur, është sekuestruar telefoni. E ke në Prokurori me provat materiale. Kur të thërrasë Prokuroria, do t’ju sqarojë!

Qytetarja: Po ky zotëria, që ma ka marrë çupën në pyetje, ishte i specializuar për të marrë të miturit në pyetje?

Opgj Adriatik Mehmeti: Specializim, ata të tjerët. Vajza jote ka qenë këtu, psikologia e ka marrë këtu në pyetje.

Qytetarja: Edhe ti i thoje çupës 2-3 herë e ke vendin në burg! E do t’i çojmë fletë shkollës, që të të përjashtojnë nga shkolla. Çupës sime, po pse?

Opgj Adriatik Mehmeti: Po ke ndonjë pretendim për mua ti, unë jam, ta marrësh vesh, Adriatik Mehmeti edhe mund të ankohesh. Përgjigjem unë atje!

Qytetarja: Edhe dëmi, që m’i shkaktuat vajzës.

Opgj Adriatik Mehmeti: Po mirë o, ik kërkoje atje! Ik kërkoje në Prokurori! Hap një padi atje për, për, për mua, për, për mua edhe pa problem. S’ka asnjë problem!/tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...