E hënë, 26 Tetor, 2020
14 C
Tirana

Pentagoni: Karantina për shkak të Covid-19 nuk ka asnjë ndikim në gatishmërinë e ushtrisë

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Shefi i shtatmadhorisë amerikane, paralajmëroi kundërshtarët se nuk ka pasur asnjë dobësim në mbrojtjen e vendit edhe pse ai dhe oficerët e tjerë të rangut të lartë janë detyruar të vetëizolohen për shkak të koronavirusit.

Në një mesazh të postuar të enjten në Twitter, shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley tha se karantina nuk ka “asnjë ndikim” në aftësinë e Pentagonit për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij.

“Amerika është e aftë dhe e gatshme”, tha gjenerali Milley në mesazhin e tij. “Krerët ushtarakë dhe unë mbetemi në komunikim të vazhdueshëm ndërsa jemi në vetëizolim dhe zinxhiri i komandës mbetet i njëjtë”.

Milley, së bashku me zëvendës shefin e shtatëmadhorisë amerikane John Hyten dhe shefat e Marinës, Forcave Ajrore dhe Forcës Hapësinore, u vetëizoluan në fillim të kësaj jave, “si një masë shtesë kujdesi”, sipas Pentagonit, pasi mësuan se një tjetër zyrtar i lartë ushtarak, nënkomandanti i rojes bregdetare amerikane admirali Charles Ray, ishte infektuar me Covid-19.

Zyrtarët thanë se admirali Ray rezultoi pozitiv pas një testi për koronavirusin të hënën, i pasuar nga ndihmësi i komandantit të forcave detare, gjenerali Gary Thomas, i cili doli pozitiv pas testimit për koronavirus të martën.

Zyrtarët thanë se të gjithë oficerët ushtarakë, së bashku me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, gjeneralin Daniel Hokanson, shefin e komandës kibernetike, gjeneral Paul Nakasone dhe anëtarët e rangut të ulët të Shtabit të Përgjithshëm morën pjesë në takimet e javës së kaluar në Pentagon.

Pentagoni tha se ishte e paqartë se si Ray, i cili filloi të shfaqte simptoma të lehta gjatë fundjavës, u ekspozua ndaj koronavirusit.

Protokollet e ndjekura

“Nga të dhënat e disponueshme që kam, drejtuesit më të lartë të departamentit (të mbrojtjes) po ndjekin dhe kanë ndjekur të gjitha protokollet për të mbajtur veten të sigurt dhe stafin e tyre të sigurt”, u tha të ejten gazetarëve gjenerallejtënanti Ronald Place, drejtor i Agjencisë së Shëndetit në departamentin e mbrojtjes.

“Ajo që kjo tregon në të vërtetë është se përkundër të gjitha praktikave më të mira që ne mendojmë se i dimë në përpjekjet për të kontrolluar këtë virus të veçantë, ato nuk janë 100 përqind efektive”, tha Place. “Kjo vetëm e përforcon faktin që ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë në një kohë kur vetëkënaqësia bëhet një faktor rreziku edhe më i madh në të gjithë botën, por në veçanti për ne në të gjithë Amerikën.”

Shefi i shtatëmadhorisë Milley, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes janë testuar shpesh që nga 27 shtatori, kur ata morën pjesë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë për familjet e grupit “Gold Star” të trupave të rënë. Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ishin gjithashtu të pranishëm në atë aktivitet dhe dolën pozitiv në testet për koronavirus më vonë gjatë javës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb kontriboi në këtë raport./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita bjelloruse shpall grevë kombëtare

Opozita bjelloruse bëri thirrje për grevë kombëtare të hënën, e fundit në një seri përpjekjesh për të larguar nga pushteti udhëheqësin Alexander Lukashenko, pas...

Mund ta fusin në kaos botën, çfarë nuk dini rreth stuhive diellore

Mbi 99 për qind e masës në të gjithë sistemin tonë diellor ekziston vetëm tek Dielli. Ai është mbi 100 herë më i madh...

Rama nga Libani: Nxorëm 4 fëmijë nga kampi i ferrit, nesër vijnë në atdhe

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Liban dhe ka takuar fëmijët e riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl. Në një prononcim për mediat, Rama tha...

Zbulim i madh nga NASA: Në Hënë ka ujë

NASA dhe shkencëtarët në SHBA, dhanë një njoftim të rëndësishëm lidhur me zbulimin e ujit në anën e dukshme të Hënës. Shkencëtarët vlerësojnë se në...

Rudina Hajdari publikon foto nga zyrat e reja të partisë së saj

Deputetja, Rudina Hajdani ka publikuar një foto nga zyra e re e partisë së saj. Hajdari shkruan në rrjetet sociale se ky projekt i ri...