Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Patozi: Kjo është rruga për t’u prishur terezinë Ramës dhe Bashës

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi: Kjo është rruga për t’u prishur terezinë Ramës dhe Bashës

Astrit Patozi, kryetari i Bindjes Demokratike ka komentuar përmes një postimi në Facebook asamblenë e PS-së. Ai shkruan se ka vetëm një mënyrë për t’u prishur terezinë udhëheqësve, por edhe për ta trazuar realisht moçalin politik në Shqipëri, një alternativë që kërkon dhe mund ta sjellë ndryshimin.

“Nëse thua çdo ditë se kjo është një qeveri e korruptuar, arrogante, e kriminalizuar dhe e stërkonsumuar, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe, por kam frikë se edhe ndonjë efekt të rëndësishëm nuk ka.

Është kaq i ngulitur ky perceptim në Shqipëri, saqë e pranojnë edhe vetë kuajtë e lodhur të Edi Ramës, natyrisht nëse nuk janë para kamerave apo në publik.

Por edhe nëse ankohesh gjithë kohën për opozitën e squllët, të kompromentuar dhe pa ide të Lulzim Bashës, nuk është se ke thënë ndonjë gjë të re.

Mund ta quash te paaftë, në rastin më të mirë, apo mund ta konsiderosh edhe të shitur, në versionin radikal, por prapë nuk është se do të tronditet njeri, aq të mësuar ngjajnë me këtë realitet demokratikas.

Mund edhe të kalosh pastaj në regjistër më të lartë duke thënë që janë bashkë, janë të dy njësoj, kanë marrëveshje midis tyre dhe e kanë lënë t’i hipin me radhë kalit të pushtetit, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë.

Madje atyre vetë, jo vetëm nuk u prishet ndonjë punë nga kjo, por jam i bindur se u intereson. Sepse i bie që në Shqipërinë e kapur prej tyre, mund të shash gjithë ditën shefat e mëdhenj dhe askush nuk të vret. Të cilën mund të na e shesin edhe si një provë të madhe lirie dhe demokracie.

Ndërkohë, ka një mënyrë tjetër, jo thjesht për t’u prishur terezinë udhëheqësve të mëdhenj, por për ta trazuar realisht moçalin politik në Shqipëri.

T’u dalësh përballë në zgjedhje si një alternativë tjetër, që kërkon dhe mund ta sjellë ndryshimin dhe jo vetëm rotacionin. I cili mund të mos arrihet në një ditë, por është ngjarje e sigurt se do të vijë shpejt, nëse do t’u imponohemi me vizion, me projekt dhe në fund fare me vota, duke filluar që nga 25 prilli.

Është e vetmja gjë që ata nuk duan, ndaj është edhe e vetmja punë që ne duhet të bëjmë”.

TË LIDHURA

Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir
Aktualitet

Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

11:07 | 05/07/2025
Policia intensifikon luftën ndaj armëve të paligjshme, Proda: Siguria nuk negociohet
Aktualitet

Policia intensifikon luftën ndaj armëve të paligjshme, Proda: Siguria nuk negociohet

10:50 | 05/07/2025
Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital

10:37 | 05/07/2025
Next Post
Zbardhet dosja hetimore e skandalit 1.3 milionë $ në AKBN, u falsifikua firma e një kompanie amerikane

Zbardhet dosja hetimore e skandalit 1.3 milionë $ në AKBN, u falsifikua firma e një kompanie amerikane

Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi ‘po rritet ndjeshëm’

Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi ‘po rritet ndjeshëm’

Arrestime, përgjime, indoktrinim: Si ishte jeta e përditshme në Italinë fashiste

Arrestime, përgjime, indoktrinim: Si ishte jeta e përditshme në Italinë fashiste

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Tension në Kosovë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga Kuvendi
Kosovo

Tension në Kosovë/ Policia largon deputetët dhe mediat nga Kuvendi

by mirseda
11:33 | 05/07/2025
0

Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit...

Parashikimi i frikshëm i “Financial Times”: Izraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përplasjes

Parashikimi i frikshëm i “Financial Times”: Izraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përplasjes

11:19 | 05/07/2025
Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

Operacioni ‘Identiteti’/ Zbulohet laborator falsifikimi, në pranga babë e bir

11:07 | 05/07/2025
Policia intensifikon luftën ndaj armëve të paligjshme, Proda: Siguria nuk negociohet

Policia intensifikon luftën ndaj armëve të paligjshme, Proda: Siguria nuk negociohet

10:50 | 05/07/2025
Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital

Aksident në Vlorë, i moshuari përplaset te vijat e bardha, në gjendje të rëndë në spital

10:37 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com