E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Zbardhet dosja hetimore e skandalit 1.3 milionë $ në AKBN, u falsifikua firma e një kompanie amerikane

Është zbardhur skema e mashtrimit të një kompanie nafte në vendin tonë që ka përfshirë në një skandal edhe Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Pas kallëzimit në prokurori nga shoqëria “Albpetrol”, rezultoi se kompania e naftës “Phoenix Petrolium” ka falsifikuar fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë për punime të pakryera të cilat janë certifikuar nga zyrtarët e AKBN-së.

Në dosjen hetimore thuhet se kompania amerikane Black Sëan energy Services i dërgoi email ministrit dhe disa krerëve te institucioneve përgjegjëse duke bërë të ditur se pronarët e“Phoenix” kishin falsifikuar tetë fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë, për shërbime që nuk i kishin marrë prej tyre.

“Drejtorja ekzekutive e kompanisë amerikane Eva Peza ka konfirmuar se është në dijeni të situatës me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a., faturat e së cilës arrijnë shumën 1.290.000 UD. Kjo shtetase ka konfirmuar se faturat janë të falsifikuara pasi Blac Sëan Energy Services (BSES) nuk ka punuar asnjëherë për këtë shoqëri”, thuhet në dosje.

Zonja Peza sqaron se përfaqësuesit e “Phoenix” kërkuan prej tyre për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi, por duke qenë se ata i zvarrisnin gjërat, kompania që ajo përfaqëson nuk iu dha shërbime. Madje, drejtorja ekzekutive ngre dyshime se ata i kopjuan firmën dhe ja përdorën për faturat e falsifikuara.

Për këtë të fundit, Peza ka informuar përmes një emaili të datës 17 maj 2016, ministrin Gjiknuri, por nuk del qartë nëse ky i fundit ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me skandalin.

Nga hetimet e prokurorisë, të nisura pas kallëzimit të bërë nga Drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria“Phoenix”, nuk ka të regjistruar në kontabilitetin e saj asnjërën nga 8 faturat e listuara dhe as ndonjë faturë tjetër të lëshuar nga shoqëria Black Sëan Energy Services, si dhe nuk ka kryer asnjë transaksion bankar me këtë shoqëri.

“Nga ky fakt rezulton se përfaqësuesit e shoqërisë kanë patur dijeni se ato janë të falsifikuara dhe i kanë përdorur vetëm në marrëdhënie me Albpetrolin dhe AKBN me synimin e qartë për të evituar ekzekutimin e Garancive Bankare të depozituara pranë AKBN”, theksohet në dosje.

Për përfshirje në këtë skemë mashtrimi është firmosur urdhër arrest për ish drejtorin e hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Ai rezulton të jetë arratisur jashtë vendit, dy ditë pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, duke e thelluar akoma skandalin. Në arrati është edhe biznesmei Isuf Berberi. 3 zyrtarët e tjerë të AKBN-së, dy prej të cilëve janë nën arrest dhe një tjetër në arrest shtëpie u njohën këtë të premte me masat e sigurisë në gjykatë. në burg mbeti biznesmeni I Feniks Petrolium, Naim Kasa dhe dy inspektorë të drejtorisë së Tatimeve

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...